Eko Higjiena

Vitia edhe me një projekt mbi ekonominë e gjelbër, mbrojtjen e ambientit dhe produkteve bujqësore të shëndetshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me qëllim të njohjes për nismat që kanë të bëjnë me realizimin e një projekti që ka për qëllim mbështetjen e ekonomive të vogla, por edhe mbrojtje të mjedisit dhe mbështetjes së fermerëve përmes njohurive mbi bujqësinë organike, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Local Solution”, Shqipe Shaqiri Islami dhe Leutrim Germizajn.

Përfaqësuesit e kësaj organizate, kanë dhënë hollësi rreth fillimit të projektit “Gjelbërimi i ekonomisë lokale ne Kosove përmes bujqësisë”, i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër te projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër, që në Kosovë implementohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (NORDK).

Haliti, ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm, si për ekonomitë e vogla po ashtu edhe fermerët që i jep mbështetje për zgjerim të njohurive dhe trajnimeve të ndryshme mbi bujqësinë organike.

FIDANISHTJA

Ndërsa Shqipe Shaqiri Islami, shprehu falënderim për bashkëpunimin tejet të shkëlqyeshëm me Institucionet komunale të Vitisë dhe Drejtorinë komunale të Bujqësisë. “Kjo iniciative do të implementohet në Komunën e Vitisë dhe atë të Ferizajt dhe ka për qellim te kontribuoj ne ngritjen e vetëdijes mbi ekonominë e gjelber, mbrojtjen e ambientit, dhe produkte bujqësore te shëndetshme përmes ngritjes se kapaciteteve te fermerëve dhe zgjerimit te njohurive mbi bujqësinë organike”, ka thënë ajo.

Një takim i përfaqësuesve të organizatës “Local Solution” është zhvilluar edhe në zyrën e drejtoreshës se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, dhe zyrtare te kësaj drejtorie, me që rast ajo i njoftoi me projektet e realizuara deri më tani, planet për të ardhmen dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo drejtori.

Po ashtu, drejtoresha Sahiti, ka theksuar se në vazhdimësi po angazhohen si drejtori e bujqësisë, që të mbështesin përmes projekteve të ndryshme nga donatorët dhe subvencionet, fermerët e komunës së Vitisë, që është edhe prioritet i qeverisjes komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.