Hidromorava

Vitia e përkushtuar në përmbushjen e marrëveshjeve të stabilizim asocimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Ky plan është dritare që na informon lidhur me punën dhe aktivitetet tona në instancat e ndryshme lidhur me obligimet që na dalin nga ligjet e Republikës së Kosovës dhe nga Plani i Veprimit Komunal PVNMSA 2014 ka thënë Sokol Haliti.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve është diskutuar rreth Planit të Veprimit Komunal për PVNMSA-në 2014 ( Plani i Veprimit-Negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit), plan ky i përshtatur nga Zyra Komunale për Integrime Evropiane për Drejtoritë Komunale dhe Zyrat e Kryetarit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj përgjegjësin për Integrime Evropiane Përparim Sadikun dhe në veçanti Flamur Zeqirin këshilltar-ekspert në kuadër të projektit për aftësimin e kuadrove (CDF), që operon si bashkëprojekt në mes të UNDP-së dhe KFOS-it për hartimin e këtij plani, duke e cilësuar si shumë të nevojshëm në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. “Ky plan është dritare që na informon lidhur me punën dhe aktivitetet tona në instancat e ndryshme lidhur me obligimet që na dalin nga ligjet e Republikës së Kosovës dhe nga Plani i Veprimit Komunal PVNMSA 2014”, theksoi Haliti.

FIDANISHTJA

Ndërkaq përgjegjësi i Zyrës Komunale për Integrime Evropiane, Përparim Sadiku tha se kjo zyre është e obliguar të monitoroj përfomancën e organeve komunale dhe të raportoj çdo tre muaj në qendër ( MAPL), duke i bërë matjet e nevojshme mbi zhvillimin e punëve në harmoni me dokumentet që dalin nga BE-ja dhe nga niveli qendror.

Flamur Zeqiri, këshilltar nga CDF (UNDP-KFOS), duke folur rreth përmbajtjes së këtij dokumenti tha se këtu përfshihen të gjitha drejtoritë komunale, zyrat e kryetarit si dhe organet e Kuvendit. “Me këtë dokument ju do të merrni përgjegjësi të cilat janë me interes të përgjithshëm, ku do të përfshihen drejtoritë komunale, zyrat e kryetarit si dhe organet e Kuvendit. Këto përgjegjësi do të jenë në aspektin e procesit të integrimit evropian “, tha Zeqiri.

Ndërkaq pas prezantimit të këtij plani drejtorët e drejtorive si dhe zyrat e kryetarit diskutuan rreth përmbajtjes së këtij plani dhe murrën zotimin për përmbushjen e këtij dokumenti strategjik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.