Eko Higjiena

Vitia e pasur me xehe nëntokësore

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë në bashkëpunim me OJQ “Elita” të Vitisë nën përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë kanë mbajtur një tryezë ku është diskutuar rreth Partneritetit Publiko Privat-mundësitë dhe sfidat.

Në këtë tryezë përpos zyrtarëve komunal kanë marrë pjesë Përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësues të Departamentit për PPP (Partneritetit Publiko Privat) të Ministrisë së Financave të Kosovës, biznesit, OJQ-ve etj.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoi se Qeveria Komunale është e përkushtuar që në kuadër të kompetencave të saj të krijoj politikat lokale që favorizojnë zhvillimin sektorin privat. “E kuptojmë plotësisht se zhvillimi ekonomik lokal nuk mund të arrihet pa një sektor privat të fuqishëm për të krijuar mundësitë për vende të reja të punës dhe për gjenerim të ardhurash dhe një mirëqenie të mirë për qytetarët tanë. Dhe ne si autoritete komunale jemi të përkushtuar të rrisim bashkëpunimin me sektorin privat dhe atë duke i përfshirë ata në të gjitha proceset vendimmarrëse ku prekët interesi i tyre “ u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu tha se Qeveria Komunale është e përkushtuar të rrisë transparencën, efikasitetin e administratës komunale, të thjeshtësoj procedurat,por edhe t`i ndryshoj politikat që të jenë në harmoni me nevojat e sektorit privat.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim përmendi disa nga parakushtet për zhvillimin ekonomik të kësaj komune si p.sh pasuritë nëntokësore të saj. “Komuna e Vitisë në bazë të hulumtimeve gjeologjike posedon me pasuri nëntokësore si në fshatin Lubishtë, Beguncë dhe Debellde ku gjenden pasuri nëntokësore të bakrit. Ndërkaq në fshatin Letnicë dhe Shashare gjenden pasuri nëntokësore të Hekurit, Bakrit dhe Antimonit e cila përdorët si lëndë e parë në industrinë e kozmetikës. Në pjesën lindore të fshatit Skifteraj gjendën pasurit nëntokësore të Bakrit, Zinkut, Tufit dhe Plumbit” u shpreh Rama.

Ai përmendi lokalitetet e tjera ku në këtë komunë gjendën pasuritë nëntokësore të Argjilës, Bentonitit, Leuciteve por duke potencuar njëherësh se kjo komunë ka potenciale të mira hidroergjetike.

Rama përmendi edhe disa propozim projekte të cilat mund të realizohen përmes partneritetit publiko privat dhe investimeve nga donatorët si, Stacioni i autobusëve në Viti, tregu i kafshëve në Viti dhe Pozheran si dhe disa të tjera që lidhën me eksploatimin e pasurive nëntokësore.

Gjatë këtij takimi kanë folur edhe Jeffrey Jamison përgjegjës për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Ndërkaq lidhur me rëndësinë që ka partneriteti publiko privat ka ligjëruar Mustafë Hasani nga Departamenti për PPP (Partneritetit Publiko Privat) të Ministrisë së Financave të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.