Vitia e pakënaqur me shkallën e ulët të inkasimit të tatimit në pronë

Viti – Qeveria komunale ka qenë e përkushtuar në kursimet e nevojshme natyrisht pa e dëmtuar volumin e punëve, por çka po na brengos është shkalla e inkasimit të tatimit në pronë e cila është e ultë. Kemi mbajtur një takim dhe është hartuar një plan i veprimit që ka për qëllim grumbullimin e tatimit në pronë. Shpresojmë që inkasimi i tatimit në pronë në muajt në vijim të arrin shkallën e dëshirueshme të inkasimit u shpreh Hasan Aliu.
Në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve janë shqyrtuar pasqyrat financiare për periudhën Janar-Qershor 2014 si dhe është dhënë një informatë nga drejtori i DKA-së lidhur me testin e kalueshmërisë së maturantëve në Viti, raporton rajonipress.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Drejtorëve me theks të veçantë është diskutuar për pasqyrat financiare Janar -Qershor 2014. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe njëherit ka kryesuar me këtë takim tha qeveria komunale ka qenë e përkushtuar të bëjë kursimet e nevojshme, por pa e dëmtuar volumin e punëve e sidomos në derivatet e naftës, por tha se brengosëse është inkasimi jo i mjaftueshëm i tatimit në pronë.
“Qeveria komunale ka qenë e përkushtuar në kursimet e nevojshme natyrisht pa e dëmtuar volumin e punëve, por çka po na brengos është shkalla e inkasimit të tatimit në pronë e cila është e ultë. Kemi mbajtur një takim dhe është hartuar një plan i veprimit që ka për qëllim grumbullimin e tatimit në pronë. Shpresojmë që inkasimi i tatimit në pronë në muaj në vijim të arrin shkallën e dëshirueshme të inkasimit” u shpreh Aliu.
Ai mandej kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të ndikojnë në rritjen e inkasimit të këtij tatimi.
Ndërkaq Zyrtari Financiar Shefki Aliu i cili edhe ka bërë prezantimin e pasqyrave financiare Janar-Qershor 2014 ka folur për shpenzimet gjatë kësaj periudhe për kategoritë e ndryshe theksoi se për pagat dhe shtesat janë shpenzuar 2,916.335,32€ ose 100.00%, mallra dhe shërbime 312.924.69€ ose 68.26%, në komunali janë shpenzuar 90,09% ose 104.599.43€, subvencione 50.850.00 ose 77.37% ndërkaq kapitale 8.98% ose 202.817.52€ duke potencuar se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave të prokurimit publik.
Gjatë këtij takimi Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Qahil Sinani ka paraqitur edhe një informatë lidhur me testin e kalueshmërisë së maturantëve në Viti./rajonipress/