Uji Dea

Vitia e mobilizuar për ta dorëzuar peticionin në OKB

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Ekipi Komunal për nënshkrimin e peticionit për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë të dhunuara gjatë luftës në Kosovë është vizituar sot nga anëtarja e bordit nga shoqëria civile për nënshkrimin e peticionit Eliza Hoxha.

Gjatë konferencës për shtyp ajo ka kërkuar nga qytetarët vitias dhe më gjerë që të përkrahin këtë nismë me qëllim që ky peticion të ju adresohet OKB-së për krimet e kryera seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Peticioni krijon një rrugë të re dhe të mundshme që zëri i qytetarëve të Kosovës dhe thirrja e tyre për drejtësi ndërkombëtare për këto gra të shkoj deri në veshin e Kombeve të Bashkuara dhe të kërkohet një raportim për këto raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” u shpreh Hoxha.

Ajo potencoi se në këtë mënyrë mund të vihet gjykimi ndaj kryesve të këtyre veprave të tilla.

UBT

Ndërsa zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se kjo nismë është përkrahur fuqishëm nga kabineti i kryetarit Haliti, Këshilltarë të Kuvendi Komunal, Këshillat e fshatrave dhe të gjithë mekanizmave të tjera.

“Këtë nismë e ka përkrahur fuqishëm kabineti i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes Koordinatores për të Drejtat e Njeriut, Ibadete Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal, Kryetarët e Këshillave të fshatrave, Zyrtarë nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës dhe i gjithë mekanizmi adekuat . Në emër të kryetarit të komunës , por edhe emrin tim i falënderoj të gjithë për realizimin e peticionit” u shpreh Aliu.

Për ndryshe dyshohet se gjatë luftës në Kosovë 20.000 gra kanë qenë viktimë të dhunës seksuale. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.