ARKATANA

Vitia e menaxhoi tërë kohën mirë pandeminë, por ende mbetet në Karantinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që komuna e Vitisë të hiqet nga karantina, meqë sipas tij situata me pandeminë koronavirus është duke u menaxhuar mirë dhe ka rënie të theksuar të rasteve të reja me CoVid-19.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehet i kënaqur që Vitia edhe sonte ka marrë lajme të mira. Ai njofton se në bazë të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 14 mostrat e testuara të gjitha janë negative, kurse një person i infektuar me COVID -19 është shëruar plotësisht. Me këtë numri i të shëruarve shkon në 20.

Haliti vlerëson lart disiplinën e qytetarëve për zbatim të rekomandimeve, të cilat po sjellin rezultate. Gjithashtu, ai iu uron shëndet të shëruarit, të fundit.

UBT

I pari i komunës, u ka dëshiruar shëndet dhe tejkalim sa më të shpejtë të gjendjes edhe të infektuarve tjerë, duke uruar që së shpejti t’i kthehemi normalitetit të gjithë.

Ndryshe, Vitia ka qenë komuna e parë që është vendosur në karantinë, që nga data 13 mars e këtij viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.