Vitia e Kllokoti flasin për projekte të përbashkëta
Viti – Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkomunale në mes të Komunës së Kllokotit dhe Vitisë, të martën Hydajet Ahmeti përfaqësues i Komunës së Kllokotit është takuar me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin ku kanë folur për projekte të përbashkëta infrastrukturore.
Ahmeti e Haliti kanë diskutuar rreth mundësisë për projekte të përbashkëta me interes për qytetarët e dy komunave, ku me theks të veçantë diskutuan për projektet që do të realizohen në një të ardhme të afërt, si projekti për tretuar dhe shteg për biçikleta në rrugën Mogillë-Viti, projektin për rrugën Mogillë – Skifteraj dhe mundësinë e kyçjes së Komunës së Kllokotit në projektin për ndërtimin e Impiantit, i cili projekt pritet të realizohet nga Komuna e Vitisë.
Të dy komunat u dakorduan se do të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interesa reciproke për dy komunat./rajonipress/


