Eko Higjiena

Vitia e kënaqur me testin e maturës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në shkollën e mesme Gjimnazi ,,Kuvendi i Lezhës” në afatin e qershorit kanë marrë pjesë 541 maturant , ku testin e kanë kaluar 466 maturant ose ne përqindje 86.14% , ndërsa kanë dështuar 75 maturant ose shpreh në përqindje 13.86%, ku krahasuar me vitin e kaluar në afatin e qershorit ku kemi pasur një kalueshmëri prej 63.33% , këtë vit kemi një rritje prej 22.81% është thënë nga zyrtarët e arsimit në Viti.

Kurse në shkollën e mesme profesionale ,,Jonuz Zejnullahu” kanë marr pjesë 262 maturant , ku testin e kanë kaluar 104 maturant ose shpreh në përqindje 39.69% , ndërsa kanë dështuar 158 maturant ose shpreh në përqindje 60.31 % ku krahasuar me vitin e kaluar në afatin e qershorit ku kemi pasur një kalueshmëri prej 3.30% , këtë vit kemi një rritje prej 36.39%.

Eco Higjiena

Në dy shkollat e mesme këtë vit kanë marr pjesë në testin e maturës gjithsej 803 maturant , testin e kanë kaluar gjithsej 570 maturant ose shprehur në përqindje 70.98% dhe kanë dështuar 233 maturant ose shprehur në përqindje 29.02%.

Krahasuar me vitin e kaluar ku në afatin e qershorit kanë kaluar 43.17% këtë vit kemi një rritje prej 27.81%./rajonipress/