ARKATANA

Vitia e interesuar të afrojë asamblenë me qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në organizimin e Organizatës Jo Qeveritare “Elita” dhe në mbështetje të Misionit të OSBE-së është mbajtur sot një punëtori lidhur me Planin e Veprimit të Komiteteve Konsultative për Pjesëmarrje të Qytetarëve në Vendimmarrje si dhe të Komitetit Konsultativ për Personat me Nevoja të Veçanta si dhe për marrjen e propozimeve konkrete lidhur me planin e veprimit për këto dy Komitete për vitin në vijim.

Sami Demelezi i cili ka folur në emër të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë tha se këto dy Komitete Konsultative janë një ndihmesë në lehtësimin e punës së Institucioneve Komunale. “Të dy këto Komitete janë shumë të rëndësishme pasi që me këtë Asambleja Komunale afrohet me qytetarët e saj si me ata që dëshirojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të atyre me nevoja të veçanta” u shpreh Demelezi.

Ndërsa Ibrahim Sefedini nga OJQ-Elita ka folur rreth formimit të këtyre Komiteteve. “Komuna e Vitisë në muajin prill të këtij viti ka marrë një vendim për themelimin e këtyre dy Komiteteve Konsultative duke u bazuar në udhëzimin përkatës administrativ” u shpreh Sefedini.

Mobi Casa

Ai kërkoj nga anëtarët e dy Komiteteve që të bashkëpunojnë me trupat e Kuvendit që t`i përfaqësojnë interesat e qytetarëve për të cilat edhe janë formuar ato.

Ndërkaq Ibadete Hyseni ka folur lidhur me punën e Komunës së Vitisë në hartimin e Strategjisë duke potencuar edhe objektivat strategjike. Ajo ndër tjerash kërkoj nga të pranishmit që të japin propozimet e tyre lidhur me këtë strategji komunale. “Ju ftojë që të jepni mendimet tuaj se çka dëshironi të përfshini në Strategjinë këtë përveç se mund ta bëni sot në këtë takim keni mundësinë edhe në ditët në vijim në formë të shkruar. Kjo strategji në fillim të vitit të ardhshëm do të dërgohet për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë ” u shpreh Hyseni .

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë,Partive Politike, pjesëmarrës nga trupat e Kuvendit Komunal, anëtarët e Komiteteve Konsultative, OSBE-së, OJQ-Elita dhe të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.