United Hospital

Vitia e interesuar që me plane konkrete të zgjidh problemet në trafik

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Viti – Komuna e Vitisë në mbështetje të projektit DEMOS ka filluar sot me hartimin e planit të mobilitetit në fushën e Komunikacionit. Përmes këtij plani parashihet të zgjidhen disa probleme kyçe në trafik si eliminimi i bllokimeve të trafikut, rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe fshatrave, uljen e ndotjes së ambientit, zvogëlimin e kohës së udhëtimit etj. Gjatë këtij takimi u bënë të ditur edhe emrat e anëtarëve të grupit punës të cilët do të hartojnë këtë plan.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke e mirëpritur themelimin e këtij grupi punës dhe vet planit tha se një plan i tillë i mobilitetit ti ka munguar kësaj komune duke potencuar se në hartimin e këtij plani janë të angazhuar pikërisht personat e duhur. “Më të vërtetë Komunës së Vitisë i ka munguar një plan i tillë dhe fatmirësisht në grupin punues për hartimin e saj janë të inkoperuar personat e duhur. Me këtë plan do të zgjidhen një varg të problemeve në trafik dhe si i tillë ky plan është i një rëndësie të veçantë për Komunën tonë” tha zv. Kryetari Aliu.

Ai mandej falënderoj projektin DEMOS që ka shprehur gatishmërinë që ta mbështes Komunën e Vitisë në këtë drejtim.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë duke folur për hartimin e këtij plani ka përmendur edhe objektivat kryesore me të cilat do të zgjidhën disa nga problemet në trafik si eliminimi i bllokimeve të trafikut, rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe fshatrave, uljen e ndotjes së ambientit, zvogëlimin e kohës së udhëtimit etj. Ndërkaq Ermira Salihu nga Projekti DEMOS tha se kërkesa për hartimin e këtij plani dhe mbështetje ka ardhur nga vet komuna megjithatë ajo tha se në hartimin e saj përveç anëtarëve të grupit punues do të jenë të angazhuar edhe konsulent. “Projektet e mobilitetit në fushën e komunikacionit janë të rralla në Kosovë, Komuna e Vitisë ka kërkuar mbështetje në këtë drejtim dhe jam në njohuri se me këtë plan synohet që të krijohet një lëvizje e lirë dhe e sigurt për pjesëmarrësit në trafik” u shpreh Salihu.

Ajo mandej tha se gjatë hartimit të këtij plani nevojitën edhe marrja e mendimeve nga qytetarëve dhe grupeve të interesit përmes diskutimeve publike.

Ndërkaq për rëndësinë që ka hartimi i planeve të tilla ka folur Mevlan Bixhaku, ekspert në fushën e Komunikacionit, konsulent nga projekti DEMOS. Për ndryshe gjatë këtij takimi u theksua se në Kosovë ka shumë pak raste të hartimit të planeve të mobilitetit në fushën e Komunikacionit dhe se më këtë do synohet që të zgjidhen disa probleme në trafik. Grupi punues i cili është themeluar për hartimin e këtij plani do të përbëhet nga Zyrtarë Komunal, Përfaqësues të Policisë, Shoqërisë Civile, Autoshkollave, Autotaxive etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.