Fundamenti

Vitia e interesuar për të krijuar kushte për mërgimtarët

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Institucionet Kosovare, por edhe qytetarët e saj duhet të bëjnë më shumë për diasporën shqiptare e cila vepron dhe punon në botën e jashtme ka thënë Shani Hamitaga.

Një delegacion i Ministrisë së Diasporës i përbërë nga Shani Hamitaga dhe Linda Tahiri kanë vizituar komunën e Vitisë dhe me këtë rast kanë biseduar rreth rëndësisë që ka diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit . Gjithashtu në këtë takim është theksuar se 600 milion euro janë të hyrat nga diaspora në Kosovë pra 1/3 e buxhetit të konsoliduar të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim Shani Hamitaga zyrtar i lartë për hulumtim dhe përkrahje të investimeve nga Diaspora ka folur lidhur me rolin që ka Diaspora Kosovare. “Roli i diasporës Kosovare ka qenë i madhe, si në të kaluarën , por edhe në të ardhmen . Gjithashtu ne duhet të shikojmë që bashkërisht të ju krijojmë kushte që diaspora jonë të investoj në Kosovë. Poashtu ne kemi obligim moral që t`i krijojmë kushte atyre që ata të ndihen sa ma mirë në vendin e tyre, por edhe që të investojnë në këtë vend ” u shpreh Hamitaga.

Hamitaga ka thënë se sipas një studimit të bërë nga Riinvest del se afro 600 milion euro në vit në Kosovë vijnë kryesisht nga Diaspora Kosovare ndërsa buxheti i konsoliduar i Republikës së Kosovës sipas tij është 1 miliard e gjysmë, pra kjo përbën 1/3 e buxhetit.

UBT

Ai përmendi edhe shumë arsyeje se përse Institucionet Kosovare, por edhe qytetarët e saj duhet të bëjnë më shumë për diasporën shqiptare e cila vepron dhe punon në botën e jashtme. Ai mandej shtoi se kjo ministri ka një projekt për grumbullimin e të dhënave për investime nga Diaspora në Kosovë si dhe Identifikimin e bizneseve nga Diaspora në Kosovë.

Ndërsa Tahir Lubishtani nga Zyra për Mërgimtarë e Komunës së Vitisë tha se që nga viti 2008 në këtë Komunë funksion një zyre e posaçme e cila merret me Diasporën dhe se 1 Gushti është shpallur dita e mërgimtarëve të Komunës së Vitisë. “Komuna e Vitisë, ka formuar Zyrën për Mërgimtarë para se të formohet Ministria e Diasporës, gjithashtu zyra jonë ka disa shënime si numrin e përgjithshëm të diasporës vitiase që jetojnë në botën e jashtme, por edhe disa të dhëna rreth investimeve të bërë nga diaspora në Viti” u shpreh Tahiri.

Ndërsa Remzi Jonuzi nga Qendra për Regjistrimin e Bizneseve në Viti tha se në këtë komunë ekzistojnë kushte të favorshme për të hapur biznese të reja për të gjithë qytetarët .“Në Viti ka kushte të mira që të hapën bizneset e reja pasi që Komuna e Vitisë ka vendosur që t`i heq taksat për të gjitha bizneset për tri vitet e ardhshme, kjo është bërë me qëllim që në këtë komunë të ketë një rritje të zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa Hamitaga nga Ministria e Diasporës shtoi se kjo Ministri do të jetë e gatshme që t`i përkrah komuna në punën që bëhet për diasporën duke potencuar se ajo do të jep mbështetjen e saj si në aspektin profesional por edhe të atij material. Sipas tij ky takim ka për qëllim identifikimin e projekteve të reja për të mirën e diasporës dhe vendit , por edhe shkëmbimin e përvojave në këtë aspekt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.