HW

Vitia e gatshme të bashkëpunoj për rregullimin e sistemit të ujitjes në tokat bujqësore me Komasacion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava së bashku me zyrtaret pranë kësaj drejtorie Tajar Neziri dhe Fadil Hoxha, kanë pritur sot në takim, ish kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Murat Mehën.

Gjatë këtij takimi është folur për implementimin e Master-Planit për rregullimin e sistemit të ujitjes në tokat bujqësore me komasacion. Bëhet me dije se ky Master-Plan do hartohet në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe implementimi i tij pritet të financohet nga Banka Botërore.

Haliti gjatë këtij takimit ndër tjerash theksoi se Komuna e Vitisë, është e gatshëm të bashkëpunoj në këtë projekt të rëndësishëm dhe atë më qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë të tokave bujqësore.

ARKATANA

Ai potencoi se bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillim prandaj duhet të punohet me përkushtim në këtë drejtim.

Ndërkaq edhe Majlinda Ostrogllava, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë tha se drejtoria që ajo drejton është e gatshme të bashkëpunoj në përgatitjen e master planit për ujitjen e tokave duke vërtetuar gjendjen faktike dhe mundësitë që ky projekt të behet i zbatueshëm nga komuna dhe qeveria e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.