Mobi Casa

Vitia do të përkrah fushën e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përmes një konference për shtyp ka bërë të njohur aktivitetet që janë zhvilluar gjatë këtyre 4 muajve dhe planeve për këtë vit. Drejtori i kësaj Drejtorie Veton Ademi ka thënë se në sektorin për bujqësi dhe blegtori, që në fillim të këtij viti është bërë pranimi dhe plotësimi i formularëve për subvencione të cilat jepen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

“Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim edhe me departamentin e shërbimit këshillimor të Ministrisë së Bujqësisë dhe në koordinim me organizata të ndryshme, ka organizuar 18 trajnime për fermer me tema të ndryshme varësisht prej kërkesave të fermerëve, si trajnime teorike, ashtu edhe praktike.

Komuna e Vitisë ka të nënshkruar një numër të konsideruar të marrëveshjeve me shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore që i përkasin fushës së bujqësisë”, ka thënë Ademi.

Ai ka bërë të ditur se me Fondacionin “Kosovë-Luksemburg”, në Skifteraj 17 fermer janë përkrahur me repromaterial për kultivimin e shalqirit në vlerë mbi 12 mijë euro.

Uji Dea

Në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi me UNDP, këto ditë fillon shpërndarja e serrave për 42 përfitues. Po ashtu, komuna e Vitisë ka nënshkruar një marrëveshje edhe me IKC, ku është shpallur thirrja për aplikim për farë të patates për banorët e fshatit Debellde e gjithashtu parashihen edhe trajnime në fushën e bujqësisë, varësisht nga kërkesat e fermerëve.

Ademi ka përmendur edhe bashkëpunimin në realizim të projekteve tjera të Aftësimit për punësim rural të financuar nga Helvetas.

Ndërkaq, ka theksuar se janë mbështetur edhe organizatat e grave, përmes projekteve të ndryshme, ndërkohë ka njoftuar edhe rreth aktivitetit për parandalimin dhe mbrojtjen e pyjeve, nga dëmtuesit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.