Fundamenti

Vitia do të mbështes bizneset duke pezulluar taksën komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka njoftuar anëtarët e KPF-së se edhe gjatë vitit 2016 do të mbështeten bizneset duke e pezulluar taksën komunale edhe këtë vit si vitet e kaluara.

Është mbajtur mbledhja e XII-të dhe e fundit për këtë vit e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë diskutuar pikat e rendit të ditës si; Propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit të kombit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në Zonën Kadastrale në Gjylekar, plani strategjik dhe plani vjetor për Njësinë e Auditimit të brendshëm në Komunën e Vitisë për periudhën kohore 2016, si dhe planifikimi i prokurimit për vitin fiskal 2016.

Lidhur me pikën rreth propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, në prezantimin e saj drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka njoftuar anëtarët e KPF-së se ajo është e përgatitur dhe shqyrtuar edhe me drejtoritë komunale. Po ashtu ka bërë të ditur se edhe gjatë vitit 2016 do të mbështeten bizneset duke e pezulluar taksën komunale edhe këtë vit si vitet e kaluara.

FIDANISHTJA

Anëtarët e KPF-së kanë paraqitur vërejtjet e tyre dhe plotësimet në këtë rregullore, për të cilat drejtori Rama tha se do të konsultoj drejtorët komunal dhe do t`i inkorporojë ato për seancën e Kuvendit.

Ndërkaq edhe nga Zyra ligjore është thënë se rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba, është përgatitur në harmoni me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. Me vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të KPF-së kjo propozim rregullore u miratua për të u proceduar në mbledhjen e Kuvendit.

Gjithashtu edhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të dëshmorit të kombit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në Zonën Kadastrale në Gjylekar, u miratua për seancën e fundit të Kuvendit për këtë vit, ndërkaq dy pikat e tjera rreth planit strategjik të Njësisë së Auditimit, si edhe planifikimi i prokurimit për vitin 2016, ishin informatë për anëtarët e KPF-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.