Hidromorava

Vitia diskuton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029, kërkohet më shumë angazhim në debatet publike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë ka mbajtur debatin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë për periudhën 2027–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit.

Debati u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, i cili në hapje të takimit theksoi rëndësinë që ka Korniza Afatmesme Buxhetore në planifikimin e prioriteteve dhe zhvillimit të komunës në vitet e ardhshme.

Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029 e prezantoi drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Milihate Ajeti, e cila paraqiti prioritetet, planifikimet financiare dhe orientimet kryesore të komunës për periudhën e ardhshme trevjeçare. Ajo theksoi se ky dokument përbën bazën për planifikimin e investimeve publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm komunal.

FIDANISHTJA

Me këtë rast, zëvendëskryetari i Komunës, Hasan Aliu, shprehu pakënaqësinë për interesimin e ulët për pjesëmarrje në debat, veçanërisht nga anëtarët e Kuvendit Komunal dhe të Komitetit për Politikë e Financa si organizatorë. Ai vlerësoi se diskutimet publike për dokumente të rëndësishme strategjike, si Korniza Afatmesme Buxhetore, kërkojnë një angazhim më të madh të asamblistëve dhe qytetarëve, pasi përmes tyre krijohet mundësia që prioritetet dhe nevojat e komunitetit të reflektohen në planifikimin buxhetor të komunës.

Në përmbyllje të debatit, pjesëmarrësit parashtruan pyetje, komente dhe kërkesa lidhur me projektet komunale që pritet të realizohen në vitet e ardhshme, duke dhënë propozime për investime në fusha të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.