Uji Dea

Vitia dhe Sant – Julian Genevius i Francës vendosin urat e bashkëpunimit

/ 5 minuta lexim

Francë – Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës zyrtare që i bëri, rajoneve të ndryshme të njohur si Haute-Savoi të Francës, ka takuar zyrtarët më të lartë të këtij rajoni ndër më të zhvilluar Francës, si dhe ka përkrahur iniciativën e aktivistëve dhe shoqatave të mërgimtarëve të Vitisë, të këtij rajoni për binjakëzimin e komunës së Sant –Julian Genovius me Komunën e Vitisë.

Kryetari Haliti, i cili gjatë kësaj vizite zyrtare shoqërohej edhe nga drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, fillimisht është pritur në prefekturën e Annecy-së, nga presidenti i Departamentit te Haute – Savoi, z.Christian Monteil.

Gjatë këtij takimi, presidenti Monteil, e ka njoftuar kryetarin Haliti, me karakteristikat e këtij rajoni Francës në të cilin jetojnë mbi 800 mijë banore dhe që ka një sipërfaqe prej 4388 kilometra katror e ku krahas qyteteve si Annecy, Annemasse,Rumilly shtrihen edhe shume qendra tjera të. Alpeve të Francës. “Si rajon kemi mjaft të zhvilluar inxhinierin elektronike, agrokulturën si dhe turizmin”, ka thënë Monteil.

Ai ka theksuar se Departamenti I Haute –Savoi përbëhet nga 34 përfaqësues të zgjedhur direkt me votën e qytetarëve nga 17 kantone të ndryshme. “Si departament përfaqësojmë edhe kantonin e Sant –Julian Genevius, dhe jam në dijeni për iniciativën e përbashkët të juajën dhe përfaqësuesve të këtij kantoni për të rritur nivelin e bashkëpunimit, dhe kësaj iniciative I jap përkrahje të plot”, është shprehur Monteil.

Edhe kryetari Haliti, ka njoftuar nikoqirin me karakteristikat e komunës së Vitisë, dhe ka shprehur gatishmërinë që kjo komunë të bashkëpunoi me këtë rajon në fushën e zhvillimit ekonomik, agro-kulturës, sportit dhe aktiviteteve tjera për trashëgimi kulturore.

Pas takimit me presidentin Monteil, kryetari Haliti, në qytetarin e Annemasse, është pritur nga deputetja e këtij qyteti Virginie Duby-Muller, me të cilën ka bashkëbiseduar rreth iniciative të përbashkëta të bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe komunave të Haute Savoi.

Uji Dea

Ndërsa, në mbrëmje organizuar nga shoqata e mërgimtarëve “Iliria” me seli në Sant – Julian, është mbajtur edhe aktiviteti i përbashkët ku përfaqësuesit e këtij kantoni dhe zyrtarët komunal të Vitisë, kanë njoftuar të pranishmit rreth idesë së bashkëpunimit të ndërsjellës mes këtyre dy komunave. Antonio Vaillard, kryetar i kantonit të Sant –Julian Genevius, ka thënë se është nder i veçantë për të që ka për vizitë kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pasi në këtë kanton ka shumë banorë që vijnë nga kjo komunë. “Në Sant-Julian Genevius, çdo i shtati banorë është Francës, kurse 6 të tjerë janë të huaj, e në këtë mes komuniteti kosovar e në veçanti ai nga komuna e Vitisë, zënë vend me rëndësi, pasi me punën dhe angazhimin e tyre ata janë një shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe aktiviteteve tjera kulturore e sportive, prandaj jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me komunën e Vitisë në çdo fushë”, ka thënë kryetari Vaillard.

Ndërsa nënkryetari i kësaj komune, Bugochen, ka theksuar se iniciativa për binjakëzim mes Sant –Julianit dhe Vitisë ka rrjedhë nga shoqata Iliria , si dhe mërgimtari Gafurr Ademi, dhe kjo iniciativë është përkrahur edhe nga komuna.

E Francois Leforont, nënkryetar i parlamentit të Kantonit të Gjenvës së Zvicërs, ka thënë se iniciativat për binjakëzim mes qytetareve të ndryshme rrjedhi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dhe në saje këtyre iniciativave sot shumë qytete në Evropë janë binjakëzuar ku kanë përfituar qytetarët e këtyre qyteteve siç do të ndodhë edhe me Vitinë dhe Sant –Julian.

Ndërsa, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se kjo iniciativë do të jetë urë e bashkëpunimit mes Vitisë dhe Sant –Julianit, dhe si e tillë do të ndihmoi në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si në ekonomi, kulturë e sport. “Ju jeni model i qeverisjes, prandaj ne si komunë do të kemi rastin që të përfitojmë shumë nga ky model dhe bashkëpunimet tjera që do t`i kemi në të ardhmen”, ka thënë Haliti.

Ndërsa Luljeta Deda, kryetare e shoqatës Iliria, ka thënë se kjo shoqatë krahas punës në ofrimin e mbështetjes për mërgimtarë, po angazhohet shumë edhe në arsimimin e fëmijëve të mërgimtarëve dhe në zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive të tyre, për çka ka një mbështetje të fuqishme edhe të vetë komunës së Sant –Julian.

Në fund të këtij aktiviteti u dha një program artistik i përgatitur nga arsimtarët e shkollës shqipe dhe fëmijët e mërgimtarëve të shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Annecy, Fatmir e Flora Neziri./ibrahim sefedini-Sant Julian/rajonipress/