RCCOLA

Vitia dhe Organizata IKC vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tri vitet e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ekrem Bajrami, Drejtor Ekzekutiv nga Organizata IKC kanë nënshkruar sot një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre edhe për tri vite të ardhshme. Me këtë marrëveshje pritet të vazhdohet mbështetja në fushën e bujqësisë.

Hasan Aliu, ka falënderuar përfaqësuesit e IKC-së për bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionet komunale dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizmin e shumë projekteve në këtë komunë por edhe për gatishmërinë që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë edhe për tri vitet e ardhshëm.

Marrëveshja e nënshkruar sot mes këtyre dy institucioneve, parasheh mbajtjen e trajnimeve të ndryshme në fushën e bujqësisë, organizimin e panairit bujqësor, përgatitjen dhe implementimin e standardeve të cilësisë GAP dhe HACCP, me që rast edhe do të certifikohen fermerët për këto standard të prodhimit.

Uji Dea

Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshje, parashihet përkrahja e fermerëve që merren me kultivimin e patateve në Debellde, ku do të organizohet Dita e patates në këtë fshat, sikur edhe Dita e shalqirit në Skifteraj.

Arton Elezi. u.d. i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ishte i pranishëm në këtë takim ku edhe u bë nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria të cilën ai e udhëheq do të bashkëpunoj ngushtë në implementimi e kësaj marrëveshje që sipas tij është në interes të zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë./rajonipress/