ARKATANA

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me stafin komunal dhe Drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, priti ekipin e projektit “KosEd” Robert Blease, zëvendës-udhëheqës i projektit, dhe Arjeta Rexhepi Alidema, eksperte e angazhuar në këtë program.

Robert Blease ndau gjetjet nga monitorimi i mbi 75 shkollave në vend, duke theksuar se arsimi në Kosovë po përballet me ngecje të theksuara, veçanërisht në fushën e leximit.

Sipas tij, shumë nxënës nga klasa e gjashtë e lart kanë vështirësi të theksuara, ndërsa shkollat kanë nevojë për më shumë fokus në lexim, infrastrukturë adekuate dhe materiale mbështetëse.

Ai shtoi se rritja e cilësisë kërkon një menaxhim më të mirë të shkollave dhe qasje të reja mësimore, pasi përdorimi vetëm formal i kurrikulës nuk mjafton për rezultate.

Haliti vuri theksin te domosdoshmëria e veprimeve konkrete dhe bashkëpunimit të sinqertë institucional. Ai u shpreh se mungesa e koordinimit mes Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive komunale ka ndikuar në mungesën e përparimit dhe se ky bashkëpunim duhet të forcohet në mënyrë që arsimi të marrë drejtimin e duhur.

ARKATANA

Drejtoresha Arta Ajeti vlerësoi angazhimin e ekipit “KosEd” dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se përmirësimi i cilësisë së arsimit kërkon punë të përbashkët dhe mbështetje të vazhdueshme.

Arjeta Rexhepi Alidema prezantoi aspektet kryesore të qëllimit të këtij projekti të financuar nga zyra e BE-së, i cili ka për qëllim funksionalizimin e një mekanizmi që aktivizon vlerësimet e brendshme kolegiale, vlerësimet plotësuese të udhëhequra nga kolegët dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë.

Në fund, palët u pajtuan të thellojnë bashkëpunimin dhe të ndërmarrin hapa të qartë për avancimin e arsimit në Viti.

Robert Blease falënderoi Halitin për mikpritjen dhe angazhimin e tij, duke shprehur vlerësimin për punën e përbashkët që po zhvillohet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.