HW

Vitia dhe IKC me projekt të përbashkët një vjeçar për zhvillimin e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën IKC, që ka të bëjë me mbështetjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Projekti i cili do të realizohet në periudhën një vjeçare, e që ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë, do të parasheh përkrahjen e pesë fermerëve me nga 30 ari fidanë të shalqirit, sistem të ujitjes dhe dy lloje të folisë për mbjellje të kësaj perimekulturë.

Gjithashtu do të mundësoj ngritjen e një sipërfaqe prej 1 hektari me fidanë të dredhëzës për 10 fermerë të komunës së Vitisë, ndërkohë që do të mundësoj edhe organizimin e trajnimeve të fermerëve, analiza dhe vlerësime të gjendjes në terren me synim të rritjes së kapaciteteve, si dhe aktivitete të tjera në promovimin e produkteve bujqësore në këtë komunë.

Mobi Casa

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje me përfaqësuesin e kësaj organizate Ekrem Bajramin, kryetari Haliti, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me IKC-në, por edhe me organizata tjera që kanë mbështetur në vazhdimësi bujqësinë dhe fermerët e komunës së Vitisë.

Edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, ka theksuar se ky projekt do të jetë edhe një shtytje për fermerët e komunës së Vitisë, të cilëve nuk do tu mungojë mbështetja edhe gjatë këtij viti, përmes projekteve të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.