Vitia dhe IADK vazhdojnë bashkëpunimin duke nënshkruar edhe një marrëveshje të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Zenel Bunjaku drejtor ekzekutiv nga Organizata Joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës -IADK’ kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunim të afërt me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe përkrahjes me grante për fermerët, gratë, të rinjtë dhe studentët e Komunë së Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se komuna e Vitisë, po vazhdon bashkëpunimin e mirë me IADK-në me të cilën kanë realizuar projekte të shumta.
“Komuna jonë po vazhdon bashkëpunimin e mirë me IADK-në, me të cilën kemi realizuar shumë projekte ku kanë përfituar qytetarët tanë. Me të vërtetë ne si komunë mbesim të përkushtuar të punojmë në interes të qytetarëve dhe të ju krijojmë atyre kushte për vetëpunësim” u shpreh Haliti duke falënderuar IADK-në që për partner të besueshëm ka zgjedhur komunën e Vitisë.

Ai u zotua se Komuna e Vitisë do të punoj me përkushtim që marrëveshja e nënshkruar sot të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që nga kjo të përfitojnë qytetarët vitias.

Ndërkaq sipas Drejtoreshës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti e cila edhe ishte e pranishme gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ky projekt pritet të arrij disa rezultate të prekshme dhe më të pritet të përkrahën mbi 100 të rinj me këshilla praktike dhe teorike me qëllim punësimi dhe gjenerimi të të ardhurave.

Uji Dea

Nga ta sipas saj disa pritet të kenë mundësi punësimi pas punës praktike dhe një pjesë e madhe prej tyre do të përkrahen me grante për vetë punësim. Gjithashtu ajo thekson se me këtë projekt do të bëhet edhe trajnimi dhe aftësimi i grave në fushën e përpunimit dhe për këtë ato edhe do të certifikohen. “Me këtë projekt parashihen të realizohen edhe shumë punë të tjera si ngritjen e pikave përpunuese për fruta, perime dhe ëmbëlsira si dhe pritet të bëhet punësimi i grave. Pritet të bëhet edhe aftësimi i fermerëve të sektorëve potencial me këshilla praktike dhe teorike, nga ku do të mbështeten me grante shumë fermer me qëllim të vetë punësimit.

Gjithashtu parashihet të bëhet edhe mbështetja e tyre me trajnime në përmirësim të marketingut si dhe një pjesë e madhe e përfituesve do të kenë edhe vizita për shkëmbim të eksperiencave brenda Kosovës”, u shpreh Drejtoresha Sahiti.

Ndërkaq bëhet me dije se Organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës -IADK’ është duke zbatuar projektin ‘Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA (Bimë mjekuese, aromatike) përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimin e eksportit “ të përkrahur nga GIZ- që është mandatuar nga Qeveria e Republikës së Gjermanisë./rajonipress/