Mobi Casa

Vitia dhe HELP nënshkruan marrëveshjen për realizim të projektit që do të nxisë të rinjtë për vetëpunësim

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Shqipe Breznica nga organizata Help, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit që ka të bëjë me nxitjen e të rinjve për vetëpunësim.

Subjekt i kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit është bashkëpunimi në mes të Komunës se Vitisë dhe Help në kuadër të projektit “Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim” , i financuar nga Projekti “FUQIZIMI i Sektorit Privat” (EMPOWER Private Sektor) nga Populli Amerikan përmes Agjencisë se Shteteve te Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe zbatuar nga Help në periudhë kohore prej 15 muajve. Komuna e Vitisë do të bashkë-financojë projektin e lartpërmendur në lidhje me aktivitetet në kuadër të Komunës se Vitisë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, komuna e Vitisë dhe Help do të bashkëpunojnë në çështjet e mëposhtme gjatë zbatimit të projektit: Qëllimi i përgjithshëm i programit SE është të nxisë punësimin e të rinjve dhe ndërmarrësin tek të rinjtë e cenueshëm ekonomikisht dhe të margjinalizuar.

Fundamenti

Programi i propozuar për SE mbështetet në idenë se ofrimi i mbështetjes në ndërmarrësi tek të rinjtë i mundëson të rinjve të shënjestruar të Kosovës të fitojnë aftësi që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme.

Programi gjithashtu synon të parandalojë ndjenjën e zhgënjimit në mes të rinjve, të cilët shpesh ndihen të margjinalizuar dhe konsiderohen të jenë në rrezik të lartë për të mbetur të papunë për kohë të gjatë./rajonipress/