Mobi Casa

Vitia dhe GIZ-i nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një Memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesin e GIZ-it gjerman Shkelzen Hasani, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEP) për Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel lokal, që ka për qëllim të siguroj bashkëpunimin e dakorduar dhe të ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në Marrëveshjen për zbatim të projekteve për bashkëpunim teknik të datës 29.08.2017 në mes të GIZ dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Fundamenti

Në bazë të kësaj marrëveshje, komuna e Vitisë është përgjegjëse për themelimin e Zyrës Komunale për Energji (ZKE) ose emërimin e një zyrtari në pozitën e Menaxherit Komunal të Energjisë (MKE), hartimin e Rregullores së Punës së ZKE-së (nëse themelohet) dhe përshkrimin e detyrave të punës për MKE-në e emëruar, krijimin e Grupit Punues Komunal për të punuar në rishikimin e PKEE-së dhe hartimin e PKVEE-së, si dhe menaxheri i ZKE apo MKE e bën koordinimin e të gjitha aktiviteteve të projektit nga ana e Komunës. Kurse GIZ, është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve këshillëdhënëse dhe ekspertizës teknike të drejtpërdrejtë nëpërmjet projektit apo përmes konsulentëve vendorë dhe ndërkombëtarë, zhvillimin dhe sigurimin e ndërtimit të kapaciteteve duke i përdorur praktikat më të mira, sigurimin e mbështetjes së ekspertëve vendorë duke e përdorur ekspertizën relevante nga OJQ-të lokale, kompanitë vendore, ekspertët lokalë apo sipas nevojës edhe të ekspertëve rajonal të punësuar për ta mbështetur MKE-në./rajonipress/