Fundamenti

Vitia dhe Gërmova diskutojnë rreth kornizës buxhetore 2015-2017

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Në kuadër të diskutimeve publike që është duke i mbajtur komuna e Vitisë për planifikimin e kornizës buxhetore 2015-2017 dje janë mbajtur diskutimet me banorët e qytetit të Vitisë dhe banorëve të fshatit Gërmovë.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama gjatë diskutimit publik me banorët e qytetit të Vitisë tha se për kundër faktit që në listën e investimeve kapitale 2014 nuk ishte i përfshirë asnjë investim kapital për qytetin e Vitisë komuna ka arritur që ti tërheq disa donacione të dobishme jo vetëm për qytetin e Vitisë por edhe për gjithë komunën.”Edhe pse në buxhetin e vitit 2014 nuk është paraparë asnjë investim për qytetin e Vitisë, qeveria komunale ka arritur që t`i tërheq disa donacione shumë të dobishme si parkun e qytetit dhe renovimin e Shtëpisë së Kulturës të cilat do të financohen nga Komisioni Evropian, gjithashtu edhe funksionalizimin e objektet të emergjencës. Poashtu Komuna jonë ka punuar gjatë këtij viti edhe në riparimin dhe funksionalizimin e ndriçimit publik, rregullimin e hapësirave të gjelbërta dhe disa punë të tjera më rëndësi” shpreh Rama.

Ai ka përmendur edhe disa projekte të tjera si palestrën sportive dhe projektin e shëtitores Viti-Binq.

Duke folur rreth listës së investimeve kapitale për vitin 2015-2017 ai tha se Komuna ka paraparë që në vitet në vijim që bëhet rregullimi dhe kyçja në kanalizim të disa lagjeve, asfaltimi i disa rrugëve, ndriçimin publik, një park afër Xhamisë së Qytetit dhe disa projekte të tjera, por theksoi se buxheti për investime kapitale në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë nuk do të mjaftonte edhe në qoftë se të gjitha mjetet do të investonim vetëm në qytet.

Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu kërkoj nga Vitiasit që të paguajnë tatimin në pronë pasi që mjetet e grumbulluar nga ky lloj i tatimit do të ju kthehen në të mirën e gjithë qytetarëve.

“Ju lus që të paguani tatimin në pronë pasi që mjetet e grumbulluara do të kthehen në investime kapitale, konkretisht në të mirën tonë të përbashkët. Ne nuk jemi të interesuar t`i kushtëzojmë qytetarët tanë që ta bëjnë pagesën e këtij lloj të tatimit” u shpreh Aliu.

RCCOLA

Ai mandej theksoi se qeveria Komunale e Vitisë e ka vërshuar me kërkesa dhe projekte Ministritë me qëllim të sado pak të krijojmë kushte të përshtatshme për banorët e kësaj komune.

Ndërkaq kryetari i qytetit të Vitisë, Avdi Lutfiu dorëzoj një listë me kërkesa të Këshillit të qytetit për investime, listë kjo të cilën thotë se e ka hartuar bashkërisht me banorët e këtij lokalitetit.

Pas këtij takimi ata kanë vazhduar me diskutimin publik në fshatin Gërmovë ku kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet të cilat i ka paraparë komuna e Vitisë për vitin në vijim por ata kanë pranuar edhe disa pakënaqësi të banorëve lidhur me projektin e kanalizimit ndërkaq vet zv.

Kryetari i kësaj komune është zotuar se ai do të shfrytëzoj të gjitha kompetencat që ka që ky projekt të përfundoj i suksesshëm.

Gjatë këtij takimi institucionet komunale të Vitisë njoftuan banorët e Gërmovës së shkalla e inkasimit të tatimit në pronë nga ky fshat është i ultë konkretisht 36.6%./rajonipress/