Mobi Casa

Vitia dhe Caritasi Zviceran nënshkruajnë edhe një marrëveshje të re të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti me bashkëpunëtor kanë pritur sot në takim një delegacion nga Caritasi Zviceran, në krye me drejtorin e ri z. Gerhard Schaumberger.

Gjatë këtij takimi Haliti dhe Drejtori Schaumberger kanë nënshkruar një marrëveshje rreth bashkëfinancimit dhe përforcimit të akterëve të tregut, zinxhirët e vlerës për promovimin e prodhimtarisë bujqësore, përpunimet dhe zvogëlimit të varfërisë në Viti.

Para nënshkrimit të këtij dokumenti kryetari Haliti, i ka njoftuar përfaqësuesit e Caritiasit Zviceran mbi mundësit që ka komuna e Vitisë në zhvillimin e të gjitha sektorëve dhe nënsektorëve bujqësore duke përmendur edhe punën që po bënë kjo komunë që të mbështes fuqishëm prodhimtarinë, përpunim, promovimin dhe shitjen e produkteve bujqësore.

Ai potencoi se komuna e Vitisë e vlerëson lartë bashkëpunimin me Caritasin duke u shprehur i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas kryetarit Haliti ky bashkëpunim është në interes të bujqësisë por edhe në zvogëlimin e papunësisë në Viti.

Uji Dea

Ndërkaq drejtori i Caritasit Zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin, sinqeritetin e Kryetarit Haliti dhe të bashkëpunëtorëve të tij në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Përndryshe kjo marrëveshje është nënshkruar për një periudhë një vjeçare me mundësi vazhdimi.

Kurse edhe më parë Komuna e Vitisë ka pasur bashkëpunim me Caritasin Zviceran i cili është vlerësuar lartë nga bujqit e kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.