Fundamenti

Vitia binjakëzohet me Masonin e SHBA-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me qëllim të binjakëzimit të Qytetit Mason, Michigan të SHBA-së përfaqësues të këtij qyteti po qëndrojnë për një vizitë disa ditore në Komunën e Vitisë. Me këtë rast ata janë takuar me Kryetarin e Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi si dhe stafin e kësaj komune.

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të Masonit janë pritur edhe nga Këshilli i Drejtorëve ku është çmuar lartë gatishmëria e saj për tu binjakëzuar me Komunën e Vitisë. Ndërsa akti i nënshkrimit të binjakëzimit dhe betimi solemne në mes të këtyre dy institucioneve është bëre sot në seancën e 8 të rregullt të Kuvendit Komunal.

Leon Clark , kryetar i Masonit para aktit të nënshkrimit të binjakëzimit u shpreh se është një nder i madh që gjendet në Komunën e Vitisë. Sipas tij ideja e binjakëzimit ka lindur disa vite më parë nga Jakup Jahiri. Clark ka përcjellur përshëndetjet të qytetarëve të Masonit duke shtuar se ata do ta ndihmojnë komunën e Vitisë sidomos në sektorin e zjarrefikjes të cilat janë donacion të këtij populli për të shpëtuar jetën e qytetarëve vitias. ”Gjatë qëndrimit tonë në Viti kemi parë se shumë gjëra të mira kanë ndodhur këtu, kemi parë ringjallje dhe ndërmarrje private dhe këto gjëra janë të mira që ju sjellin qytetarëve tuaj” u shpreh Clark.

Ndërsa duke folur rreth aktit të binjakëzimit ai shtoi se tani këto dy institucione po bëhen familje të cilat do t`i shkëmbejnë të mirat mes tyre. Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, para se të bëhet akti i binjakëzimit u shpreh falënderues nga udhëheqësit dhe popullit të qytetit Mason për gatishmërinë për tu binjakëzuar me Komunën e Vitisë si dhe për ndihmën që ky vend do të ofroj për sektorin e zjarrëfikjes dhe qytetarëve Vitias.

Uji Dea

Gjatë leximit të tekstit të binjakëzimit nga Kryetari Arifi ndër të tjera thuhet :”Në bazë të marrëdhënieve të krijuara nga dy komunat tona, për të zhvilluar lidhje të përhershme të qeverive komunale, në mënyrë që të promovojmë dialogun, shkëmbimin e përvojave dhe të zbatojmë aktivitete të përbashkëta dhe të avancojmë përmirësimin reciproke në të gjitha fushat që janë në kompetencat tona”.

Jakup Jahri nga Sektori i Demokratizimit i cili edhe ka lobuar për binjakëzimin e Komunës së Vitisë me qytetin e Masonit ju ka shprehur mirëseardhje në Komunën e Vitisë. Ai mandej ka folur edhe rreth takimeve të përbashkëta që kanë çuar në binjakëzimin e Vitisë me Masonin.

Jahiri tha se ky qytet ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Komunën e Vitisë dhe atë në sektorin e zjarrëfikjes. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.