Vitia bëhet me rregullore mbi taksat dhe gjobat

Viti – Në mbledhjen e shtatë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) është diskutuar dhe votuar me shumicë votash propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba.
Në takimin e KPF-së gjithashtu është aprovuar edhe propozim rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme, për draft buxhetin komunal për vitin 2015-2017, propozim vendimi për llogaritjen dhe kompensimin për pranimin teknik të objekteve si dhe është dhënë një informatë nga Drejtoria e Arsimit lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2014/2015./rajonipress/