UBT

Vitia bëhet me arkiv të dokumenteve kadastrale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Viti, është bërë inaugurimi i Arkivit të dokumenteve kadastrale, projekt ky që u mundësua falë financimit të Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore. Në ceremoninë e inaugurimit të këtij projekti pos Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë marrë pjesë edhe Paul Vaca, Drejtor i Zyrës së Programit të USAID-it për Kosovë si dhe Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore nga USAID.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se me këtë projekt, mundësohet sigurimi i dokumenteve të vlefshëm dhe se do të kemi një arkiv më të kompletuar. “Për këtë projekt, por edhe projekteve tjera të realizuara në komunën tonë, Vitia i është mirënjohëse popullit amerikan dhe USAID-it. Ju faleminderit në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, për gjithë mbështetjen që na e keni dhënë”, u shpreh kryetari Haliti.

Eco Higjiena

Paul Vaca, Drejtor i Zyrës së Programit të USAID-it për Kosovë, u shpreh se është hera e pestë që ai viziton Vitinë dhe gjithnjë ndjen kënaqësi kur viziton këtë komunë. “Ambasadori amerikan gjithnjë përmend tri elemente sa herë fletë për Kosovën. Paqja, drejtësia dhe prosperiteti ekonomik, si tri shtylla shumë të rëndësishme për funksionimin e shtetit. Viteve të fundit, është punuar me shumë komuna të Kosovës sa i përket të drejtave pronësore, mirëpo duhet ta theksoj se komuna e Vitisë është ndër më të suksesshmet në këtë drejtim. Ky renovim, që është donacion i USAID-it amerikan, do të shërbej për sigurim të dokumenteve arkivore që do të jenë në gjendje shumë më të mirë e më të sigurt”, u shpreh Vaca.

Ndërkaq Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore nga USAID u shpreh se kur kemi filluar programin për drejtat pronësore, e patëm filluar me Vitinë dhe kjo ishte e mrekullueshme p[asi që bashkëpunimi me Institucionet komunale ka qenë i shkëlqyeshëm./rajonipress/