Uji Dea

Vitia bëhet edhe me një shkollë moderne, rritja e cilësisë prioritet i Halitit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në Ballancë të Vitisë në prani të përfaqësuesve të Institucioneve Komunale, personelit arsimor, nxënësve dhe mysafirë të tjerë u bë sot përurimi i objektit të ri shkollor i ndërtuar me mjete vetanake të Komunës së Vitisë.

Përndryshe nxënësit e kësaj shkolle me parë i kanë vijuar mësimit në një objekt të vjetruar dhe me kushte të vështira.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e përurimit të këtij objekti shkollor ndër tjerash tha se qeveria komunale e Vitisë ka prioritet rritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësim nxënie, me qëllim që gjeneratat e reja të cilat vijnë të jenë të aftë të konkurrojnë me gjenerata e shteteve evropiane.

Uji Dea

Ndërkaq Qahil Sinani, Drejtor për Arsim tha se me ndërtimin e këtij objekti u bë e mundur që nxënësit e fshatit Ballancë të vijojnë mësimin me një ndërrim ashtu siç e zhvillojnë mësimin edhe shumë shkollë të tjera të kësaj komune. “Me krijimin e hapësirës së mjaftueshme në këtë shkollë si dhe angazhimin e strukturave arsimore e shkollore do të ndikojnë në përmirësimin e sukseseve të nxënësve në procesin e dijes” u shpreh Drejtori Sinani.

Ndërkaq Drejtori i kësaj shkolle që mbanë emrin e dëshmorit “Safet Rexhepi” pasi falënderoj institucionet komunale për ndërtimin e objektit të ri ka folur edhe për historikun e kësaj shkolle.

Përndryshe edhe nxënësit e fshatit Ballancë më pare kanë zhvilluar mësimit në një objekt të vjetër me kushte shumë të vështira./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.