UBT

Vitia ashpërson kriteret për bursat studentore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politik e Financa në të cilën është shqyrtuar propozim rregullorja për ndarjen e bursave për student të komunës së Vitisë, propozim vendimi për shpalljen me interes publik për katër parcela katastrale në Beguncë, si dhe është aprovuar vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete.

Lidhur me pikën e parë, propozim rregulloren për ndarjen e bursave e paraqiti drejtori i Drejtorisë së Arsimit Qahil Sinani, i cili tha se ajo është hartuar duke u bazuar edhe në gjithë përfshirjen e të gjitha shtresave të studentëve, lëndëve deficitare, etj.

Anëtarët e KPF-së u shprehën se duhet të ketë sa më shumë kritere në mënyrë që pakënaqësitë dhe keqpërdorimet të evitohen, pasi që kriteri do të mënjanoi çdo parregullsi të mundshme, sepse detajon të drejtat e të gjitha shtresave të studentëve.

Uji Dea

Po ashtu u tha se edhe komisioni duhet të jetë gjithë përfshirës, ndërkohë që zv.kryetari i komunës Hasan Aliu propozoi që tek lëndët deficitare të përfshihen të gjitha kuadrot me ndryshime nga viti në vit në mënyrë që të kenë mundësi të jenë përfitues edhe student të tjerë.

Kjo pikë u aprovua njëzëri nga anëtarët e KPF-së që të procedohet në Kuvend. Po ashtu edhe pika rreth shpalljes me interes publik të parcelave në Beguncë për nevoja të ndërtimit të shkollës së fshatit, kaloi për tu proceduar në Kuvend./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.