UBT

Viti: Stabilizohet gjendja në zonat e prekura nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Gjatë gjithë ditës së djeshme Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësitin e Zjarrfikësve ka qëndruar pranë banorëve të fshatit Budrikë , fshatë ky i cili ishte prekur rëndë nga vërshimet. Me këtë rast ata kanë bërë evakuimin e 4 familjeve nga shtëpitë e vërshuara.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë, Nexhmedin Jakupi tha për rajonipress se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë ka vëzhguar situatën nga vërshimet në këtë Komunë në veçanti në fshatin Budrikë” Jemi munduar me të gjitha kapacitetet që i kemi të ju dalim në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga vërshimet. Mbrëmë Policia e Kosovës ka kujdestaruar në fshatin Budrikë, ndërkaq të gjithë së bashku kemi ndihmuar në evakuimin e 4 familjeve në këtë fshatë. Fatmirësisht tani niveli i ujit po bie ndërkaq edhe gjendja nga vërshimet po stabilizohet” u shpreh Jakupi, raporton rajonipress.

Ai ju bënë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë ujin nga puset të cilat janë prekur nga vërshimet dhe atë deri sa të bëhet dezinfektimi i tyre. “Gjatë këtyre ditëve në bashkëpunim me kompaninë “Hidromorava” kemi furnizuar qytetarët e zonave të prekura nga vërshimet me ujë të pijshëm. I lus banorët që të mos konsumojnë ujin nga puset tek të cilat ka depërtuar uji deri sa të bëjmë dezinfektimin e tyre” tha Jakupi.

Mobi Casa

Ndërkaq edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë gjithë kësaj kohe është parë në teren duke ju ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet, gjithashtu në gjendje gatishmërie për të ndihmuar qytetarët me mjete të domosdoshme ka qenë edhe Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Viti.

Sokol Haliti tha për rajonipress se shumë shpejt do të dihen edhe dëmet e shkaktuar nga vërshimet pasiqë njëherë po merremi me situatën e krijuar emergjente./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.