Hidromorava

Viti i vakuumit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vitin 2014, Kosova e filloi me një qeveri të dobët, për t’u ballafaquar më pas me një vakuum prej gjashtë muajve pa institucione deri të përmbyllja e vitit me qeveri koalicioni prej dy partive më të mëdha. Ishte një vit i premtimeve por edhe dështimeve.

Që nga fillimi, qeveria e atëhershme e koalicionit të ndërtuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin humbur përkrahjen e shumicës në Kuvend dhe ishte çështje ditësh kur ajo të detyrohej të largohej.

Qysh në fillim të 2014, qeveria dhe kuvendi i shpartalluar më vonë, dështuan fillimisht ta privatizojnë Postën dhe Telekomin e Kosovës për shkak të mungesës së përkrahjes në Kuvend.

UBT

Po ashtu, institucionet e para zgjedhjeve të qershorit, dështuan të përmbushin premtimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Përderisa vendi u sfidua shumë seriozisht nga rritja e ekstremizmit fetar dhe rritja e ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes subjektit me emrin Lista Serbe.

Një dështim tjetër ishte edhe pamundësia e institucioneve paraprake që të përmbyllin mandatin kushtetues, për çka u detyruan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Krahas dështimeve të politikës, viti 2014 shënoi një nga vitet më të suksesshme të sportit të Kosovës.

Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht është kampione e botës, Kosovës iu lejuan më në fund ndeshjen miqësore ndërkombëtare në futboll si dhe Komiteti Olimpik i hapi dyert për Kosovën me çka tashmë disa sportistë kosovar vetëm mund t’i paramendojmë në Olimpiadën e Rio-s më 2016./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.