Eko Higjiena

Viti i Shkëlzen Gashit

/ 2 minuta lexim
HW

Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi u preferua nga fansat përpara disa emrave shumë të rëndësishëm që luajnë aktualisht në Major League Soccer.

Shkëlzen Gashi është duke shkëlqyer në Major League Soccer (MLS).

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Që nga transferimi te Colorado Rapids në Amerikë, Gashi ka fituar shumë çmime, teksa ka bërë tifozët e këtij klubi për vete, transmeton Gazeta Express.

Pasi fitoi çmimin e golit më të bukur në MLS, Gashi ditë më parë fitoi edhe çmimin “MLS Soshies”, çmimi për futbollistin më popullor në rrjetet sociale, që tërheq më tepër vëmendje nga tifozët sa herë që zhvillohen sondazhe, apo edhe me fotografitë dhe videot që publikojnë.

United Hospital

Në edicionin e dytë të këtij çmimi, Gashi u preferua nga fansat përpara disa emrave shumë të rëndësishëm që luajnë aktualisht në Major League Soccer.

Pjesë e sondazhit të organizuar nga Federata Amerikane e Futbollit ishin edhe yjet e këtij kampionati, si David Villa, Didier Drogba dhe Sebastian Giovinco.

Thjesht, ky vit do të mbahet mend gjatë për bomberin shqiptar, që shpreson që të përsëris këtë sukses edhe sezonin e ardhshëm. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.