Fundamenti

Viti i brishtë i ligjbërjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bllokimi i punës së Kuvendit që nga 17 korriku ka bërë që të bllokohen shumë ligje të rëndësisë së veçantë për vendin. Ndër ligjet më të rëndësishme që kërkojnë miratim me urgjencë konsiderohen Ligji për Buxhet dhe Financa, ai për krijimin e Gjykatës Speciale si dhe Ligji për ndalimin pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e huaja.

Në këtë vit, përkatësisht që nga janari e deri ne qershor kur edhe është shpërberë Kuvendi, deputetët e legjislaturës së katërt kanë miratuar vetëm 25 ligje. Edhe nga kjo pako ligjesh, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka qenë vetëm në plotësim-ndryshim, çka nuk kërkon ndonjë angazhim të madh për ligjbërësit.

Mobi Casa

Nëse legjislatura e pestë nuk arrin të konstituohet në këtë muaj dhe më pas Qeveria e re të procedoj me një dinamik të shtuar projektligjet në Kuvend, ka mundësi që viti 2014 të mbetet si njëri ndër vitet me më së paku ligje të miratuara. Analisti Driton Selmanaj ka thënë se mungesa e institucioneve natyrshëm do të lërë pasoja dhe ato mund të jenë afatgjata në konsolidimin e rendit juridik në Kosovë…(Tribuna).