Hidromorava

Viti i ardhshëm shkollor i pret nxënësit e Luginës me tekstet mësimore nga Shqipëria

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të pajisen me tekste mësimore në gjuhën shqipe që do të vijnë nga Shqipëria, kështu ka deklaruar kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu, transmeton presheva.com.

Ai ka thënë se tekstet mësimore do të sigurohen me marrëveshjen ndërmjet ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Serbisë.

HW

“Ligji lejon që tekstet mësimore të sigurohen nga shteti amë, dhe një marrëveshje e tillë është arritur ndërmjet dy kryeministrave. Me këtë rast në kontaktet e vazhdueshme ndërmjet Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe ambasadës së Shqipërisë në Beograd, ndërsa në Tiranë është formuar një komision që në mënyrë të veçantë do të merret me tekstet mësimore për shqiptarët e Luginës së Preshevës” ka thënë Musliu, raporton presheva.com.

Në këtë mënyrë do të shmangen problemi i shumë lëndëve që përdorin shenime dhe skripta, posaçërisht në shkollat e mesme ku nuk është siguruar asnjë tekst mësimor mbi 20 vite. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.