ARKATANA

“Viti 2025, ishte goditje për jetën sociale në Kosovë”

/ 2 minuta lexim
HW

Si pasojë e vonesave në formimin e institucioneve, vlerësohet se Kosova humbi qindra miliona të hyra, nga fonde të ndryshme ndërkombëtare.

Drejtori i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se Kosova ende nuk ka arritur të marr mjete nga plani i rritjes, mjete këto të cilat siç do të përdoreshin për investime kapitale nëpër komuna të Kosovës.

“Plani për zhvillim qindra miliona euro nga BE-ja nuk u morrën, janë masat e BE-së prej tyre komunat po humbin shumë… Zgjidhja e këtij ngërçi politik do të jetë pozitiv për komunat edhe në aspektin ligjor, sepse kemi një numër amendamentesh që duhet të votohen në parlament…”

Veç mungesës së investimeve kapitale, qytetarët në Kosovë muajve të fundit janë duke u ballafaquar edhe me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve esenciale dhe në veçanti çmimit të lartë të energjisë elektrike. Ndërkohë, vonesat në formimin e institucioneve, ka kontribuar në përkeqësimin e jetës sociale në Kosovë thotë njohësi i çështjeve të ekonomisë Safet Gërxhaliu.

Mobi Casa

“Vitit 2025 ka qenë vit fatal për ekonominë e vendit dhe jetën sociale të qytetarëve në Kosovë, mos formimi i institucioneve ka goditur shumë pore të jetës në Kosovë. Qoftë të jashtme qoftë të brendshme…”, tha Gërxhaliu për rtv21

Gërxhaliu ka shpjeguar rëndësinë që kanë investimet kapitale në aspektin ekonomik, duke thënë se mungesa e tyre ngulfate sektorin privat.

“Neve nuk duhet të na habitë fakti që nuk mund të marrim kredi nëpër banka…”

Kosova që nga 15 prilli hyri në një bllokadë politike, pasojat e së cilës sipas njohësve të ekonomisë do të rëndëojnë gjatë mbi supet e qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.