RCCOLA

Viti 2023 ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme për “Eco – Higjiena”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Vit i jashtëzakonshëm pas një angazhimi të palodhur për të përmirësuar shërbimet dhe performancën tonë. Sukseset që kemi arritur janë rezultat i përkushtimit të një drejtori të jashtëzakonshëm, Senad Ramaj, së bashku me anëtarët e Bordit, stafin e administratës, dhe gjithë punëtoret e operativës kemi përmbyll një vit me shumë suksese.

Në Gjilan Viti dhe Kamenicë, zonat ku operojmë, kemi ndier ndikimin e përmirësimeve tona.
Kujdesi dhe përkushtimi ndaj klientëve kanë rritur njohuritë tona dhe kanë ndikuar në rritjen e performancës së kompanisë.

Fundamenti

Jemi krenarë për të gjithë ekipin tonë për punën e palodhshme dhe kontributin e tyre në arritjen e sukseseve të vitit 2023.

Vitin e Ri 2024, po e presim me shumë të mira duke planifikuar projekte të reja, si dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve në teren.