FITORJA

Viti 2022 i humbur, qytetarët dyshojnë që edhe viti 2023 do të jetë i vdekur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjilani gjatë vitit 2022 nuk ka me çka të krenohet me përjashtim të dembelisë institucionale. Qytetarët madje dyshojnë që edhe viti 2023 do të jetë i vdekur dhe nuk presin zhvillim e investime.

Viti 2022 është viti më i mbrapshtë për qytetin e Gjilanit, viti ku pothuajse është bërë fare pak. Asamblea ishte në gjumë dhe e paralizuar, qeverisja komunale e humbur dhe pa program e qeverisje të mirëfilltë, ndërtimet u stopuan dhe u paralizua një qytet i tërë për shkak të dembelisë dhe afinitetit të organeve komunale.

Lulzimi një qytetar nga Gjilani thotë se edhe viti 2023 do të jetë i njëjtë. “Kur po e shoh komunën e Vitisë qysh ditën e dytë e ka mbajtur Bordin e Drejtorëve dhe duke ju dhanë udhëzime që me punue edhe më shumë, këtu tek ne të gjithë po pushojnë, po flenë. Dembel – llak më të madh kurrë s`ka pasur” tha ky qytetar.

Eco Higjiena

Muhamedaliu nga Cërrnica mendon se qeverisja që udhëhiqet nga LVV e keqpërdori votën e qytetarëve.”Edhe unë e kam votuar fatkeqësisht, por kjo është një shenjë e mirë që tash jemi vetëdijësue. Gjilani ka gabuar rëndë, por shpresoj që shpejt shkojnë katër vite”.

Nazmiu qytetar nga Llashtica tha se si Gjilan jemi shumë mbrapa krahasuar me komunat e tjera të Anamoravës. “Edhe viti 2023 ka me qenë vit i dështimit sepse nuk kanë projekte dhe s`kanë kuadro me punue me qytetarët. Asgjë nuk pres as në vitin 2023 nga kjo qeverisje shterpë” mendon Nazmiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.