Hidromorava

Viti 2020, vit i aktakuzave të para të Speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me të hyrë në muajin e parë të këtij viti Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur aktivizimin e saj.

Ky fillimvit pritet ta aktivizojë edhe më shumë se vitin që lamë pas Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Pas dërgimit të rreth 200 ftesave për ish-udhëheqësit dhe për pjesëtarët e UÇK-së në vitin 2019, njohësit e sistemit të drejtësisë paralajmërojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (janar – qershor) mund të priten edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, shkruan sot gazeta Zëri.

ARKATANA

Me të hyrë në muajin e parë të këtij viti Gjykata Speciale me seli në Hagë ka nisur aktivizimin e saj. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani, nga Zona Operative e Pashtrikut, është personi i parë që u ftua nga prokurori special i Hagës.

Limani, i cili gjatë luftës me Serbinë kishte humbur tre familjarë të tij, ftesën nga Specialja e konfirmoi vetë, me ç’rast rikujtoi krimet makabre që Serbia kishte bërë në Kosovë 20 vjet më parë. “Pasi është bërë e zakonshme të bëhen publike njoftimet e tilla, edhe unë dua të njoftoj se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar. Pra kam pranuar ftesë nga një gjykatë, e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vij nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se ajo kryesisht do të merret me gjenocidin serb, të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizojë kryekëput gjykime kundër shqiptarëve”, ka thënë Limani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.