GRANDEMALL

Viti 2016, viti i Adem Demaçit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me Shoqatën e të Burgosurve Politik. Pas takimit përfaqësuesi i kësaj shoqate, Hydajet Hyseni tha se viti 2016 do të quhet vit i Adem Demaçit.

“Është formuar një Këshill organizativ i cili me solidarizimin e Kuvendit të Kosovës dhe në bashkëpunim me segmente të tjera do të përpiqemi ta shënojmë përvjetorin si dhe ta quajmë vitin 2016, vit të Adem Demaçit”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se është nder për të që të bëjë diçka për simbolin e kombit, Adem Demaçi.

ARKATANA

“Do të bëjmë gjithçka që është në përgjegjësi institucionale. Kosova ia ka borxh vetëm një njeriu dhe ai është Adem Demaçi. Sheshet në tërë republikën e Kosovës do të marrin emrin e tij”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, këto organizime bëhen për nder të veprimtarit Adem Demaçit, i cili ka ditëlindjen më 26 shkurt. Më 26 shkurt 2016 do të ketë akademi për ditëlindjen e Adem Demaçit dhe seancë parlamentare. Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.