FIDANISHTJA

Viti 2015, viti i dështimeve në Luginë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti 2015 sipas deputetit republikan Shaip Kamberi, për sa i përket pozitës së shqiptarëve në Serbi, vlerësohet të jetë vit i dështimeve.

Sipas tij, klasa politike në Luginë ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve shqiptarë. Vazhdimi i mbajtjes peng e donacionit të teksteve mësimore nga Republika e Kosovës për më se tre muaj, Raporti i fundit i Progresit të Serbisë i hartuar nga Komisioni Evropian, ku shqiptarët janë përfshirë vetëm me disa fjali, themelimi i Asociacionit të Komunave Shqiptare, janë disa nga dështimet e vitit që e lamë pas. Ndërkohë pozita e deputetëve shqiptarë sipas tij mbetet për ta sensibilizuar çështjen shqiptare por jo edhe të zgjidhin probleme.

Uji Dea

Deputeti Shaip Kamberi është optimist se gjatë vitit 2016, Serbia do të jetë e detyruar të ballafaqohet me përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë sipas vlerësimit të fundit të popullatës, jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, të cilët janë të përfaqësuar në të gjitha nivelet institucionale të Serbisë. Ndërkohë gjendja e tyre vazhdon të mbetet e diskriminuar./presheva.com/