UBT

Viti 2015 më i suksesshmi në fushën e sigurisë në Viti

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e rregullt Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku u shqyrtua gjendja e sigurisë dhe u paraqitën shqetësimet e qytetarëve për problem të ndryshme.

Hasan Aliu zv. kryetar i komunës, ka theksuar se për gjatë periudhës së mbledhjes së kaluar të KKSB-së e deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë ekses që duhet veçuar. Ai ka përmendur mbarëvajtjen e manifestimit Flakadani i Karadakut, ku aktivitetet janë zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, për çka ka falënderuar si këshillin Organizativ, po ashtu edhe mekanizmat si ata të sigurisë e po ashtu edhe të tjerë, për angazhimin e tyre.

Për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, togeri Burim Musliu ka njoftuar se fillim viti ka nisur suksesshëm me ulje të mëtutjeshme të rasteve. “Viti i kaluar është vlerësuar si më i suksesshmi në aspektin e sigurisë, por duhet të themi se edhe ky tre mujor ka filluar mjaftë mirë. Kemi rënie të rasteve të përgjithshme për 7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vjedhjet e rënda kanë qenë 60 në vitin 2015, kurse 50 këtë vit, që do të thotë për 20 % më pak. Edhe rastet e aksidenteve janë dukshëm në rënie ku krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar ku janë shënuar 31 aksidente, sivjet kemi 16, pra për gjysmë më pak”, ka thënë togeri Musliu.

Sa i përket rasteve të dhunës në familje, sivjet është një më shumë, pra në vitin 2015 kanë qenë 6, kurse në tre mujorin e këtij viti janë 7 raste.

UBT

Në këtë mbledhje, Imri Emërllahu ka paraqitur shqetësimet e qytetarëve që EVSB ka identifikuar në terren.

Ai kërkoi që këto adresime, të gjejnë zgjidhje dhe të eliminohen ato. Edhe Bujar Ostërgllava , Xhemajl Hasani e Ibrahim Sefedini anëtarë të KKSB-së, paraqiten disa nga problemet që janë identifikuar në terren, por edhe në qytetin e Vitisë e që lidhet direkt me sigurinë e qytetarëve.

Si rekomandim në këtë mbledhje dolën shqyrtimi i mundësive për hapjen e kanaleve dhe përroskave. Parandalimi i hedhjes së mbeturinave në lumenj apo përroska. Intensifikimi i inspekcionit për ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike dhe patrullimi i policisë për parandalimin e parkingut të veturave para objektit të komunës që shpesh po shkakton rrëmujë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.