Hidromorava

Viti 2015, me buxhet të varfërisë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

​Buxheti i Kosovës për vitin 2015, prej rreth 1.6 miliard euro, të cilin e ka miratuar të hënën Kuvendi i Kosovës, nuk do të jetë i mjaftueshëm përballë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike në vend.
Ibrahim Rexhepi nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende nuk ka një plan konkret qeveritar për vitin 2015, por buxheti duhet konsideruar si mundësi për orientimin e saj, për tu fokusuar qoftë në sektorët e zhvillimit, sektorët social apo sektorët tjerë.

“Realisht, krahasuar me kërkesat, nevojat, ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, nuk premton një ngritje , një avancim, në aspektin e studimit ekonomik. Kryesisht është i fokusuar në përmbushjen e disa kërkesave sociale dhe jo aq shumë në tejkalimin e problemeve të rënda ekonomike, me të cilat për një kohë të gjatë po ballafaqohet vendi”, thotë Rexhepi.

Naim Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është për t’u befasuar fakti se qeveria e Kosovës nuk do të mund t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me buxhetin për vitin 2015, për faktin se asnjë qeveri në botë nuk arrinë t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve të saj vetëm përmes buxhetit që ka.

Por, sipas tij, ajo që do të arrihet, është planifikimi i të hyrave buxhetore.

“Mendoj se do të arrihet, për arsye se doganat, administrata tatimore dhe komunat janë të kujdesshme, tani e tutje, në planifikimin e të hyrave buxhetore. Ato nuk po planifikojnë më tepër se sa që kanë mundësi inkasomi, për arsye se po përballen me kritikat e opinionit publik për mosrealizimin e të hyrave”, shprehet Gashi.

Në anën tjetër, Rexhepi vlerëson se rritja e të hyrave buxhetore, e cila nga doganat dhe administrata tatimore, për vitin 2015, parashihet të jetë deri në 17 për qind më e lartë se në vitin 2014, është vështirë e realizueshme.

Hidromorava

“Nëse dështon diçka te sigurimi i të hyrave, atëherë mund të krijohen probleme. Nuk do ta ndërlidhja këtë me krizë financiare, por mund të rritet deficiti buxhetor ose mund të mos respektohen disa standarde që të mos të tejkalohet ai 2 për qindëshi i GDP”, thekson Rexhepi.

Rexhepi ka shtuar se për të arritur qëllimin që të realizohet përqindja e planifikuar e të hyrave buxhetore, kërkohet mobilizim jo vetëm i administratës tatimore, po i të gjithë aparatit shtetëror, me qëllim të uljes së jo formalitetit në ekonomi.

Edhe Naim Gashi vlerëson se shteti duhet të bëj shumë më tepër për ta luftuar ekonominë joformale dhe kontrabandës nëpër kufij. Sipas tij, tashmë zyrtarisht pranohet në Kosovë, përfshirë këtu institucionet qeveritare dhe institucionet financiare ndërkombëtare, se30 për qind e ekonomisë në Kosovë është jo formale.

“E gjithë kjo, përkthyer në shifra, nënkupton 300 deri në 400 milion euro, neto të hyra, që humben nga buxheti i Kosovës, pikërisht për shkak të ekonomisë jo0 formale. Ajo që duhet të fokusuar më tepër, se ne, si shoqëri dhe si institucione, duhet ta luftojmë këtë dukuri, për arsye se është në dëm të interesave të qytetarëve”, thotë Gashi.

Lufta kundër e jo formalitetit, sipas ekspertëve të ekonomisë, do të ndikonte në shtimin e të hyrave buxhetore dhe rrjedhimisht, qeverisë do t’i jepej rasti që t’i plotësojë shumë më tepër kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.