GRANDEMALL

Viti 2013 , le të jetë viti i investimeve në Lagjen e Zabelit

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Refik Hasani – Nëse nuk fillohet të investohet diçka konkretisht deri më datën një qershor sivjet atëherë do të dalim publikisht dhe do t’ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Lagjes që kolektivisht – Taksat komunale mbi tatimin në pronë nuk do të paguajmë deri sa të mos marrim garanci me shkrim nga organet përkatëse komunale që kjo do të bëhet.

I ftojmë që ta vizitojnë të gjithë së bashku se sa pak kemi (aspak ) nuk është investuar në Lagjen Zabel .

Kështu kemi vepruar më 29 gusht të vitit 2005 kur të gjithë së bashku kemi vizituar vendin e moçalit që ishte krijuar nga ujërat e zeza që kishte zënë ,mbi 50 hektar tokë pune , kishte kundërmim, kishte mushkonja dhe rrezikonte banorët dhe fëmijët rrezikoheshim të gjithë në Gjilan, Anamoravë e më gjerë nga ndonjë epidemi e përmasave të pa parashikueshme . Ju bëjmë ftesë publike Kryetarit të Komunës , Kryesuesit të Kuvendit , Deputetët e parlamentit të Kosovës që janë nga Gjilani, Drejtorat e drejtorive , shefat e grupeve parlamentare të subjekteve politike pjesëmarrës në këtë legjislaturë të KK të Gjilanit .

Ne banorët e Lagjes sonë ishim zëri më i artikuluar , më së aktivi jo vetëm në komunën e Gjilanit , por edhe në Anamoravë e më gjer e sot si kundër-shpërblim nuk kemi asnjë investim në Lagjen tonë . Siç e din i tërë opinioni , Këshilli i Lagjes sonë në vitet 2003 – 2008 , kemi bërë aktivitete më shumë se çdo OJQ apo kemi treguar angazhime më shumë se disa subjekte politike të Gjilanit .

Banorët e Lagjes ngritën problematikën e ujërave të zeza në nivelin më të lartë në parlament dhe qeveri të Republikës së Kosovës e sot askush nuk donë të kthen kryet që të investoj në Lagjen ton Zabel . Ne banorët jemi të prekur, injoruar e të mllefosur për këtë gjendje kështu pa kurrfarë investimi . Temë e pashmangshme çdo ditë e çdo kundër edhe e këtij fund-fillim viti ishte urimi –

,, Mbesim me shpresë që do të ketë investime në Lagjen ton sivjet ” .

Me qindra e mijëra telefonata e sms-ja janë drejtuar, përsëritur e ri-përsëritur drejtë nesh e gjatë këtyre viteve pse ne Zabelasit jemi të anashkaluar . Presim që liderët lokal dhe strukturat politike të gjithë subjekteve të Gjilanit mos të përzihen vetëm për zgjedhje të brendshme partiake , por seriozisht të marrin këtë paraqitje ton publike që t`i lënë anash këto preferenca të tyre duke nxit thyerje e tensione , por t`i kthehen Lagjes sonë që të investojnë në infrastrukturë . Me të drejtë ne Zabelasit ju gëzohemi dhe i numërojmë fshatrat e thella malore që kanë përfituar rrugë , trotuar, ndriçim publik , kurse ne jemi paralagje e qytetit si zona e dytë për nga ngarkesa në tatim në pronë , por asgjë nuk kemi përfituar në investime të infrastrukturës .

Përveçqë përurimit të shkollës në vitin 2009 dhe fillimit të punimeve në të njëjtin vit të punimeve të fazës së parë për tharjen , rregullimin e ujerave të zeza dhe Lumit Mirusha asgjë nuk ka patur investime pastaj .
– Sot Lagjes sonë i duhet trotuari që nga :
– Qendra e qytetit ,
– Prej Lagjes së Arbërisë dhe nga
– Udhëkryqi i Lagjes deri te kroi i rrugës për në fshatin Malishevë , por edhe nëpër rrugë nëpërmes të Lagjes sonë .

Rrugët dhe 27 , me fjalë (njëzet e shtatë ) , rrugicat e Lagjes sonë ende nuk janë të shtruar as edhe me zhavorr e le më me asfalt . Arteriet e rrugëve kryesore të Lagjes ende janë të pa asfaltuara dhe të përkujton si rrugët e një fshati të lënë në harresë të kohës . Ndriçimi publik nuk ka shtrirje përveçqë rrugës kryesore prej qendrës së qytetit .

Ne Zabelasit sot kërkojmë dhe presim investime që mos të dallohemi , harrohemi , anashkalohemi e diskriminohemi në asnjë mënyrë sepse nuk do të tolerojmë në asnjë rrethanë sikur që ditëm të organizohemi , për Grumbullimin e ndihmave : Sikur që i strehuam banorët nga zonat e luftës gjatë vitit 1998-1999 të Kosovës por në Lagje kemi patur të vendosur edhe banorë nga Medvegja , Bujanoci e Presheva , por edhe nga zonat e luftës së Shqiptarëve të Maqedonisë .

Ne Zabelasit kemi ditur të organizojmë debate , tribuna e tubime jo vetëm me qytetar , por edhe me organizime tjera duke pritur Presidentë e kryeministra të vendit ton .Ne Zabelasit kemi ditur të organizohemi pra edhe në ditët më të vështira si për pritjen e të burgosurve politik , organizimin e një Akademi përkujtimore të dëshmorit të kombit që është në Lagjen ton , etj , etj .

Fundamenti

Prandaj presim dhe kërkojmë që viti 2013 , le të shënohet me një simbolik , të jetë viti i fillimit të investimeve në Lagjen Zabel .

Ne banorët , gjegjësisht Këshilli i Lagjes sonë kemi treguar dhe kemi bërë shumë angazhime , aktivitete për ta ngritë problematikën në nivelin më të lartë të parlamentit dhe qeveris së Kosovës .
– Kemi organizuar peticion për rregullimin e këtyre ujërave me dhjetëra e qindra shkresa , kërkesa , ankesa e aktivitete të shumëllojta ,
– Janë organizuar takime të ndryshme që nga niveli lokal deri në Parlament e qeveri të Kosovës
– Debate publike para mediave të shkruara dhe elektronike ,
– Është ngritë çështja dhe janë njoftuar të gjitha organet më të lartë të Kuvendit Komunal të Gjilanit në një seancë të rregullt ku përfaqësuesi i Lagjes kemi marrë fjalën dhe kemi njoftuar lidhur me preokupimet , vështirësitë dhe ballafaqimet e Zabelit ,
– Është mbajtur një demonstratë e llojit performanc në qendër të qytetit dhe para ndërtesës së Kuvendit të Gjilanit ,
– Këshilli Zabelit dhe banorët e Lagjes punuan , vepruan dhe u angazhuan që ta njoftojnë , sensibilizojnë dhe t`i alarmojmë të gjithë përgjegjësit lokal dhe qendrore dhe opinionin për rreziqet që i kanosej Gjilanit nga ujerat e zeza .

Kemi obligime më shumë se morale , por edhe i kujtojmë së pari të gjithë banorët e Lagjes që kemi marrë përgjegjësi para tyre, për ta dhe prej tyre , por edhe opinionin e gjer publik , strukturat gjegjëse komunale të Gjilanit e qeverisë qendrore që nuk kemi ndejtur duarkryq për asnjë moment . Ne kemi paraqitur dhjetëra e qindra shkresa , propozime , ankesa me shkrim për investime në Lagjen ton . Ne banorët preokupimet e tona ua kemi parashtruar edhe përmes formave si nëpër debate e forume tjera zyrtare dhe publike .

Ende shkolla e Lagjes sonë që nga viti 2009 është pa emër , prandaj kërkojmë që kjo të përfundohet në këtë vit shkollor .
Përveç kësaj , shkollës i duhet edhe një sall e edukatës fizike dhe që në shkollën tonë të zvogëlohet numri i nxënësve duke e shtuar edhe një ndërrim (Këto i kemi parashtruar me shkrim edhe në bordin e shkollës pasi ne autori i këtij shkrimi jemi anëtar i këtij bordi të shkollës në Lagje ) .

Të gjitha këto që po i themi kështu hapur para opinionit të gjerë , po i themi për të vetmen arsye që çdo banorë i Lagjes sonë ta ndien që mos të mendon ndonjë organizim ashtu spontan , në kuptimin që nuk ka kush t’na përfaqësoj e s`ka kush të jetë zëri i ynë e kështu të ngjashme .

Ne jemi shumë të përgjegjshëm pasi kemi pranuar detyrën që të përfaqësojmë interesat e Lagjes edhe ia kemi dal duke kërkuar me gojë dhe me shkrim edhe atë me shumë përgjegjësi , ngulm e seriozitet . Por , nga kjo kërkojmë që ndoshta na duhet të organizohemi që sivjet posa hyjmë në këtë vit nëse nuk fillohet të investohet diçka konkretisht deri më datën një qershor atëherë do të dalim publikisht dhe do t’ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Lagjes që kolektivisht – Taksat komunale mbi tatimin në pronë nuk e paguajmë deri sa të mos marrim garanci me shkrim nga organet përkatëse komunale që kjo do të bëhet .

Ne , kemi provuar në forma të ndryshme që të investohet vazhdimisht në Lagje por kjo ka rënë në vesh të shurdhër . Ne të gjitha kopjet e evidentuara dhe të protokoluara i kemi që me kohë ju kemi parashtruar prioritetet e Lagjes për çdo vjet . Por , tani pasi nuk ka patur kurrfarë investime në Lagje prioritet janë po ato prioritete sikur të vitit 2005 apo të vitit 2009 me përjashtim të prioritetit të shkollës që tani veqë është duke punuar . Lagja e jon ishte e anashkaluar edhe në projektin më kapital e strategjik të Lagjes , Komunës e Anamoravës , pra askush nga ne Zabelasit nuk ishte në komisionin punues , mbikëqyrës apo në komisionin pranues teknik të fazës së parë edhe pse me kohë ishte paraqit me shkrim kjo çështje .

E kemi thënë disa herë edhe publikisht që sot Lagja Zabel i përngjan një fshati malor të lënë shkretë , prandaj me të filluar ky fillim vit kërkojmë edhe publikisht që kjo nuk mundë të vazhdohet kështu . Sepse të gjitha që u than si më lartë , janë kërkesat e shumicës së banorëve të Lagjes sonë që për të patur investime duhet të ndërrojmë formën e kërkesave duke mos përjashtuar edhe format demokratike sikur që bënë banorët e Lagjes për futjen në top-prioritet të Gjilanit, parlamentit e të qeverisë për fillimin e rregullimin e ujërave të zeza .

Gjashtë rrugë kryesore , që ju kemi paraqitur si prioritet të Lagjes pasi janë matur dhe janë shkruar në letër nga kompania e inxhinjeringut që bënë projekte për Gjilanin të fillohen sivjet .Trotuari po ashtu pasi në Lagjen Zabel është shkolla e mesme e Bujqësisë dhe nëpërmes Lagjes KON duhet të përfundohet trotuari prej qendrës së qytetit deri te shkolla e mesme e bujqësisë . Po ashtu edhe fillimi i transportit urban publik edhe nëpër Lagjen tonë.

Ne nuk i ikim kurrfarë përgjegjësi

Ne nuk i ikim kurrfarë përgjegjësi për asnjë çast para askujt, si nga kuptimi i banorëve të Lagjes apo çdo instance tjetër , prandaj ky shkrim është edhe një lloj kërkim falje që nuk kemi munduar më shumë të bëjmë , prandaj Ju jeni ata që edhe para jush të kërkojmë mbështetje për hapa të mëtutjeshëm . Ne do të jemi të hapur dhe shumë transparent edhe për ndonjë detaj që nuk ka mundur të thuhet në një shkrim lirisht mundë të kërkoni nga ne . Ne do t’ju afrojmë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë , konsultohemi me Ju të gjithë pa kurrfarë dallimi , çdo herë .
Mirëpresim qershorin me fillimin e investimeve në Lagjen Zabel , apo fillimin kolektiv të mos pagimit të tatimit të pronës nga taksapaguesit e Lagjes Zabel .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.