UBT

Viti 2012, vit i Lorik Canës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lorik Cana, futbollisti mesfushor që herë pas here provohet dhe në pozicionin e qendërmbrojtësit, vështirë të vendoset në pozicion sulmues në skemat e trajnerëve.
Por, jashtë fushës së lojës Cana ka qenë gjithmonë në vijë të parë. I ka prirë suksesi duke qenë se paketë me talentin te ai spikat edhe pamja e jashtme, fiziku dhe portreti prej posteri në dhomat e adoleshenteve.

Loriku është ndoshta futbollisti shqiptar më i pashëm e më i suksesshëm në këtë rrugë me dy korsi paralele në drejtim ngjitës, ndoshta i pari e i vetmi futbollist shqiptar që njohin vajzat indiferente ndaj futbollit e ndoshta më i pranishmi nëpër revista e gazeta që nuk kanë të bëjnë me sportin.

Ai ka plot dhjetë vjet që luan me skuadrat e para të kampionateve të huaja dhe 9 me kombëtaren shqiptare. Karrierën si futbollist i kombëtares e ka nisur kur ka qenë vetëm 20 vjeç në një ndeshje kundër Zvicrës në kualifikueset e Europianit më 11 qershor 2003 dhe sot 9 vjet më vonë, ai është, pa e tepruar, një nga pikat e referimit për lojën e kombëtares tonë. Në vitin 2011 ai u stacionua në kryeqytetin italian, tek Lacio e Romës. Aty ku sot është lojtari më i paguar shqiptar i të gjithë kampionatit italian me një pagë prej 1 milion e 700 mijë euro neto në sezon.

FIDANISHTJA

Por viti i Lorik Canës, në fushën e parave nuk fillon e mbaron me ato që burojnë nga buxhetet e ekipeve të Lacios dhe kombëtares shqiptare, shkruan “Mapo”. Ai vetëm pak ditë më parë, ka hedhur një hap në fushën e biznesit duke hapur në Tiranë, në zonën e ish bllokut ne Tirane, një lokal me verëra dhe emër francez, “Les grands chateaux”.

Përveç karrierës dhe parave, ky vit ka qenë i mbarë dhe në dashuri. Pas shumë shkrimesh për historitë e tij të dashurisë, ca prej tyre dhe të përgënjeshtruara, në promovimin e lokalit, mënjanë arsyet, ai u shfaq me të dashurën e tij, për të cilën kish folur dhe më parë, pikërisht me “vajzën italiane që studion arkitekturë”.

Cana permbyll vitin 2012 me vlerësime me nota dhe paga të larta, ka një biznes dhe një të dashur elegante. Pak rëndësi ka pozicioni në fushë, Loriku këtë vit ka luajtur gjatë gjithë kohës në sulm! /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.