FITORJA

Viti 2009, kur të gjithë e donin Enver Hasanin në Kushtetuese

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Kur ishte zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ishte në krye të listës si i propozuar nga të gjitha partitë parlamentare. Ai ishte i pari në listën e propozimeve të PDK-së, e cila kishte gjetur mbështetjen paraprakisht edhe nga grupi parlamentar i LDK-së dhe ai i AAK-së.

Edhe dy grupet e tjera, AKR-ja dhe LDD-ja, të cilat kishin vendosur që të dalin me lista të veçanta, Enver Hasanin e kishin si propozim, transmeton koha.net.

Kundër zgjedhjes së tij kishte dalë deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami. Megjithatë kishte edhe pesë vota të tjera kundër, listës së cilës i printe Hasani. Dy deputetë kishin abstenuar, ndërsa 76 kishin votuar pro.

Seancën e të premtes së 15 majit të vitit 2009, e drejtonte Jakup Krasniqi.

Bazuar në transkritpin e kësaj seance, pika e parë e rendit të ditës për seancën e kësaj dite, të cilën Krasniqi e shpalosi para deputetëve e kabinetit qeveritar, ishte shqyrtimi i propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në sallë ishin fiks 100 deputetë.

Krasniqi aty po kërkonte nga grupet parlamentare që të procedojnë listën e kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa sipas radhës, fjalën, të parët e kishin Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Për ta përshpejtuar procedurën dhe mbase për ta bërë më të lehtë këtë procedurë të zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ne si grup parlamentar kemi menduar që të dalim me një listë më të ngushtë të kandidatëve për t’u përzgjedhur sot nga vota e deputetëve dhe kjo listë jona, duke mos i futur dy minoritarët për faktin që ata do të zgjidhen në formën e veçantë një herë dhe më pastaj të përbashkët, anëtarë të kësaj liste janë këta pretendues për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, kishte thënë Ramë Buja që kishte folur në emër të PDK-së.

Lista e PDK-së ishte kësisoj: 1. Enver Hasani, 2. Gjyljeta Mushkolaj, 3. Kadri Kryeziu dhe 4. Iliriana Islami

E, në emër të LDK-së kishte folur Lutfi Haziri.
“Grupi Parlamentar i LDK-së mbështet listën e përbashkët të partnerëve të koalicionit….Pas konsultimeve të vazhdueshme, ne sot kemi ardhur në përfundim dhe si grup parlamentar do ta votojmë listën e përbashkët të anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe, po ashtu, në parim mbështesim edhe kandidatët nga grupet minoritare që do të propozohen këtu”, kishte thënë Haziri.

Njësoj kishte bërë edhe Ardian Gjini i AAK-së, i cili kishte thënë se “Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk prezanton listë sot dhe e mbështet propozimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, siç jemi marrë vesh më herët me shefat e tjerë të grupeve parlamentare”.

Deputetja Rita Hajzeraj, që atë kohë përfaqësonte AKR-në, kishte përmendur emrat e 5 kandidatëve, e në mesin e tyre edhe Enver Hasanin.

“Personat të cilët ne i kemi zgjedhur janë: Riza Smaka, Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Fejzullah Berisha”.

Ndërsa Lulzim Zeneli i LDD-së, kishte prezantuar emrat e Enver Hasanit, Halit Muharremit, Iliriana Islamit dhe Gjyljeta Mushkolajt.

Për listën e parë të propozuar të PDK-së, e me mbështetje të AAK-së, kishin votuar 76 deputetë, 6 ishin kundër, dhe 2 kishin abstenuar. Kështu Kuvendi zgjodhi katër kandidatët e propozuar nga koalicioni për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Enver Hasanin, Gjyljeta Mushkolajn, Iliriana Islamin dhe Kadri Kryeziun.

Në mesin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nën drejtimin e Enver Hasanit, pos shkarkimit të Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit, janë edhe shkarkimi i Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit, të dy deri sa ishin duke ushtruar pozitën e Presidentit.

Ja si votuan deputetët:

1,Jakup Krasniqi,PDK,Yes

2,Hashim Thaçi,PDK,Yes

3,Fatmir Limaj,PDK,Yes

4,Enver Hoxhaj,PDK,Yes

5,Hajredin Hyseni,PDK,Yes

6,Hajredin Kuçi,PDK,Yes

9,Vlora Çitaku,PDK,Yes

12,Ramë Buja,PDK,Yes

14,Nait Hasani,PDK,Yes

15,Ramadan Gashi,PDK,Yes

16,Memli Krasniqi,PDK,Yes

19,Emrush Xhemajli,PDK,Yes

22,Berat Luzha,PDK,Yes

23,Zafir Berisha,PDK,Yes

24,Adem Grabovci,PDK,Yes

25,Ramadan Avdiu,PDK,Yes

27,Hydajet Hyseni-Kaloshi,PDK,Abstain

28,Teuta Hadri,PDK,Yes

29,Bahri Hyseni,PDK,Yes

30,Kaqusha Jashari,PDK,Yes

31,Sala Berisha-Shala,PDK,Yes

32,Safete Hadërgjonaj,PDK,Yes

33,Selvie Halimi,PDK,Yes

34,Nerxhivane Dauti,PDK,Yes

35,Drita Kadriu,PDK,Yes

36,Elheme Hetemi,PDK,Yes

37,Mimoza Ahmetaj,PDK,Yes

38,Armend Zemaj,LDK,Yes

40,Nekibe Kelmendi,LDK,Yes

42,Lutfi Haziri,LDK,Yes

43,Alush Gashi,LDK,Yes

44,Kolë Berisha,LDK,Yes

FITORJA

46,Ismet Beqiri,LDK,Yes

47,Agim Veliu,LDK,Yes

49,Haki Shatri,LDK,Yes

50,Skender Hyseni,LDK,Yes

51,Bujar Bukoshi,LDK,Yes

52,Sanije Aliaj,LDK,Yes

54,Zef Morina,LDK,Yes

55,Fatmir Rexhepi,LDK,No

56,Naser Osmani,LDK,Yes

57,Adem Hajdaraj,LDK,Yes

58,Luljeta Shehu,LDK,Yes

59,Fatmire Berisha,LDK,Yes

60,Myrvete Pantina,LDK,Yes

61,Nurishahe Hulaj,LDK,Yes

62,Anita Morina – Saraçi,LDK,Yes

69,Arsim Rexhepi,AKR,Yes

71,Suzan Novobrdaliu,AKR,No

72,Esat Brajshori,AKR,No

73,Heset Cakolli,AKR,No

75,Myzejene Selmani,AKR,No

87,Et’hem Çeku,AAK,Yes

88,Ahmet Isufi,AAK,Abstain

89,Naim Maloku,AAK,Yes

90,Bajram Kosumi,AAK,Yes

91,Ibrahim Selmanaj,AAK,Yes

93,Ardian Gjini,AAK,Yes

94,Gjylnaze Syla,AAK,Yes

95,Donika Kadaj,AAK,Yes

96,Zylfije Hundozi,AAK,Yes

97,Enis Kervan,KDTP,Yes

98,Mahir Yagcilar,KDTP,Yes

99,Mufera Sinik,KDTP,Yes

100,Danush Ademi,PDAK,Yes

101,Etem Arifi,PDAK,Yes

102,Hafize Hajdini,PDAK,Yes

103,Bojan Stojanovic,SLS,Yes

104,Slobodan Petrovic,SLS,Yes

106,Dzezair Murati,VAKAT,Yes

107,Sadik Idriz,VAKAT,Yes

108,Spresa Murati,VAKAT,Yes

109,Vladimir Todorovic,SDSKIM,Yes

110,Slavisa Petkovic,SDSKIM,Yes

111,Radmila Vujovic,SLS,Yes

112,Numan Balic,SDA,Yes

115,Dragan Dimic,SLS,Yes

117,Mihailo Scepanovic,SNSDKIM,Yes

120,Murselj Haljilji,GIG,Yes

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.