Mobi Casa

Viti 1919: Pazari i Ri 53% shqiptarë, 30% boshnjakë, 17% serbë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Fitim Rifati – Në dy dekadat e para të shek. XX në Kosovë, e cila deri në vitin 1912 kishte statusin administrativ të vilajetit me kryeqendër Shkupin, në kuadër të Perandorisë Osmane, u përpunuan statistika të popullsisë nga provenienca të ndryshme. Në përbërje të Vilajetit të Kosovës bënte pjesë edhe Pazari i Ri (Yeni Pazar), që gëzonte statusin e njësisë administrative – sanxhakut. Pos organeve administrative osmane, që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare. Qëllimi i këtij Komiteti ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë. Me të përfunduar Lufta e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj.

Gjatë kësaj kohe, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, u tregua mjaft aktiv që Konferencës së Paqes në Paris t’i ofronte prova të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, mizoritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat copëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive pushtuese ballkanike. Në këtë kontekst, ky Komitet i dërgoi kësaj Konference edhe statistika të popullsisë, të cilat argumentonin se popullsia e përgjithshme e Kosovës dominohej nga shqiptarët. Sipas një statistike të popullsisë së Kosovës, të hartuar nga ky Komitet, e cila është e përafërt me regjistrimet e mëparshme dhe konsiderohet e besueshme, sepse tregon për zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme të kësaj treve shqiptare si pasojë e kolonizimit serb, vrasjeve dhe emigrimit të shqiptarëve e popujve të tjerë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Kosova kishte një popullsi të përgjithshme prej 1.065.960 banorë, nga e cila 881.989 (82.74%) ishin shqiptarë, 99.952 (9.37%) serbë, 47.781 (4.48%) bullgarë, 30.462 (2.85%) boshnjakë, 3.955 (0.37%) turq, 1.115 (0.10%) hebrenj, 650 (0.06%) grekë dhe 56 (0.005%) vlleh.
Në këtë statistikë të popullsisë, përveç 18 qendrave administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Pazarit të Ri dhe rrethinës.

Eco Higjiena

Sipas kësaj statistike në Pazar të Ri dhe viset përreth kishte 54.600 banorë, prej të cilëve 28.829 frymë ose 52.80% ishin shqiptarë, 16.336 frymë ose 29.91% ishin boshnjakë dhe 9.435 frymë ose 17.28% ishin serbë. Pra, sipas kësaj statistike, në këtë qendër të Kosovës banonin vetëm tri komunitete kryesore etnike: shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Duhet theksuar se statistika në fjalë u përdor nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris, që Fuqitë Aleate të gjykonin objektivisht ndaj shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe të vendosnin e njihnin bashkimin e kësaj treve (përfshi edhe Pazarin e Ri) me Shqipërinë.

Sot, për fatin tragjik të shqiptarëve, sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë, të hartuara nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, Pazari i Ri (Novi Pazar) dhe rrethina ka gjithsej 66.527 banorë, prej të cilëve 55.428 boshnjakë ose 83.30%, 6.576 serbë ose 9.88%, 2.824 myslimanë ose 4.24%, 240 goranë ose 0.36%, 162 shqiptarë ose 0.24% e kështu me radhë. Pra, boshnjakët, krahas komuniteteve të tjera kombëtare dhe etnike, përbëjnë shumicën e popullsisë së kësaj treve. Për shkaqe politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturo-arsimore, të ushtruara ekskluzivisht ndaj shqiptarëve nga pushteti serbo-jugosllav për më shumë se një shekull, ata pothuajse nuk njihen fare si element kombëtar dhe etnik në këtë qendër dhe viset përreth saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.