ARKATANA

Vitet, nuk po e zvogëlojnë dhimbjen, por po e shtojnë krenarinë!

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Sot, i kujtojmë ata futbollist të cilët nuk jetojnë me ne fizikisht, por, mbesin në zemra tona përjetësisht, këta i dhanë jetës kuptim, e K. F “PËRLEPNICA” i dhanë emër e fuqi! Po, mos të ishte kontributi i tyre, KF ” Përlepnica” nuk do të kishte atë shkëlqim, nga themelimi e deri në vitin 2000!

Sot, mbushen 31 vite nga ndarja e Afrim Xhelilit nga kjo jetë! Futbollist, i cili la gjurmë të pashlyera, në K. F. “Përlepnica “! Na la dhembje por, edhe krenari, si të gjithë futbollistët të cilët u ndan nga kjo jetë e përkohshme!

Prandaj, pasi nuk po mundemi ta vazhdojmë turnirin memorial, tradicional “Afrim Xhelili”, për shkak të pandemisë, desha me këtë shkrim t’i përkujtojë të gjithë futbollistët të cilët kontribuuan për K. F, “Përlepnica”!

Kujtojmë, angazhimin e pa shoq të Afrim Xhelilit, lindi në 1961-1989 ndërroi jetë! Afrimi ishte lojtar i cili në fushë jipte maksimumin nga vetja për ekip, për fitore!

Afrimi ishte një fantazistë i ekipit! Tamam një mesfushor, i cili bënte shkatërrimin e mbrojtjes kundërshtare, i pa parë në organizim të lojës! Por, fati ishte i tillë dhe ndërroi jetë në kohën, kur familja e ne prisnim akoma më shumë nga Afrimi!

Afrimi një kohë ishte edhe lojtar i KF “Drita” të Gjilanit! Më i riu, me perspektivë, student i Fakultetit të Mjekësisë, Arianit Nasi Aliu i cili lindi në vitin 1981-2000 ndërroi jetë, këtë vit mbushen 19 vite nga ndarja!

Sa filloj ta vesh fanellën kuq e zi të K.F.. “Përlepnica”! Arianiti ishte shpresa e ekip si i ri, me ambicie të mëdha, si një mjek i ardhshëm, e një futbollist i talentuar! Si klub na erdhi edhe goditja e radhës, në vitin 2001, Profesori i Kulturës Fizike dhe futbollisti standard i ekipit Shenasi Sami Salihu i lindur më 1961 – 2001 ndahet nga jeta, është viti i 19, i ndarjes nga jeta!

Shenasiu ishte një pedagog shumë i mirë, por, edhe si futbollist i pa kompromis në duele! Shenasiu ishte edhe trajner, i ekipit të F. K. Përlepnica “! Loja e tij dallohej në duele, gjithherë dilte fitimtar, nuk kursehej, luftonte për çdo top, për te nuk kishte top, apo duel të humbur!

Loja e tij me kokë, e bënte diferencën nga lojtarët e tjerë! Shenasiu luante mesfushor defanziv, ishte ai që shkatërronte sulmin e ekipit kundërshtar! Prandaj, na iku edhe një profesor, dhe një trajner me perspektivë, një kuadro i Arsimit! – Ndarjet, me futbollistët përlepnicas, vazhduan por, edhe përse kishim dhembje, kishim edhe krenari për këta futbollistë !

Kështu në vitin 2005 nga kjo botë u nda, edhe futbollisti Neshat Bajram Bajrami, i lindur më 1956-2005, viti i 15 i ndarjes nga jeta e një futbollist tepër i disiplinuar, tepër punëtor në teren dhe fjalë pak, por, e punonte shumë!

Me qetësinë e tij, ekipin e mobilizonte për fitore, heshtja dhe koncentrimi i tij për lojë, ishte diçka e veçantë! Bënte një lojë elegante, dinte kur të reagonte, një mbrojtës për lakmi!

Një kohë Neshatit ishte, edhe futbollist i ekipit të K. F. “Bashkimi” të Koretinit! Po në vitin 2005, nga jeta u nda, edhe një futbollist shumë dimenzional dhe shumë i respektuar nga tifozët! Ky ishte Nasi Bajram Aliu i lindur në vitin 1957-2005!

FIDANISHTJA

Ne këtë vit, bëhen 15 vite nga ndarja e Nasiut nga kjo botë! Këtë futbollist e njohin futbolldashësit gjilanas, e në Anamoravë! Të përshkruhet Nasiu si futbollist e kam të vështirë, luante në të gjitha pozicionet në ekip! Motor, apo lokomotivë e ekipit! Nasiu ka qenë edhe futbollist i K. F “Drita”e Gjilanit, dhe i K. F “Bashkimi”, Koretin!

Nasiu, ishte njëri ndër lojtar më këmbëshpejtë në ligat e Kosovës! Driblingje i kishte prefekte, pasime precize, reagime fantastike në kundërsulme ishte, por, si një rrufe! Çdo ekip kundërshtar, e respektonte dhe dëshironte, ta ketë në formacion, por, ai i mbeti besnik ekipit të vendlindjes!

Kështu, në vitin 2019 u nda nga ne Selatin Mustaf Bajrami, i lindur 1964-2019! Një vit e kemi që është ndarë nga jeta! Selatin, kishte shpirt sportisti, i cili luante me shpirt, futbollist që jetonte për futbollin, kishte shpirt luftëtari, ku për çdo top e duel, bënte luftë të pa kompromis deri në fund, për Selatinin s’kishte asgjë të humbur!

Më pastaj, Selatini me disa aktivist formuan ekipin në futsallë K. F “Përlepnica”! Ekip i cili nga liga e parë e futsallit, kaluan në ligën superiore, ku kishin rezultate brilante! Selatini ishte edhe trajner në këtë ekip!

Këta futbollist ishin edhe themelues të K. F “Përlepnica” në vitin 1980! Këta, barten barrën me të rëndë, që nga themelimi deri në vitin 2000! Angazhimi, loja, edukata, kultura e këtyre futbollistëve, na i zbukuruan jetën, këta ishin të pa ndalur edhe në aktivitete tjera!

Merrnin pjesë në Sh. K. A..”Kosovarja”, në grupin dramatike, “Aleksandër Moisiu” si aktor, grupin e vallëtarërve, njashtu edhe në grupin e letrar “Migjeni”! Këta futbollist, por edhe shumë të tjerë që sot jetojnë, neve përlepnicasëve na i begatonin jetën sportive!

Çdo të diele që nga viti 1980 kur u themelua K. F “Përlepnica”, jetonim për ditën e diel, jetonim tërë javën me atë ndjenjë se, klubi i futbollit ka ndeshje! E diela në Përlepnicë ishte ditë feste! Në mesin e shikuesve kishim të gjitha moshat e gjinitë !

Në stadiumin “Te Lisi” të gjithë merrnin pjesë në organizimin, rregullimin e fushës për lojë! Dua ta përmendi një fakt, Afrim Xhelili me portierin Nebi Xhelili dhe disa të rij, mbi dy muaj punuan për rregullimin e rrethojës së stadiumit me tel, si dhe ndërtimin e zhveshetores! Për të garuar në ligën e të të dytë, të Kosovës, duhej të ishte stadiumi i rrethuar dhe të ketë zhveshëtorevën!

Në aspektin material, financiar nuk mundem pa e përmend edhe donatorin Sabri Xhelil Xhelili i cili, tërë materialin për rrethoja dhe ndërtimin e zhveshëtores e financojë! Këta futbollistë, aktivistë, nuk merrni pare, por të gjitha shpenzimet i paguani nga buxheti familjar, nuk ishin të punësuar, por, kontribuoni për komunitet, dhe për të na e mbajtur me shpresë për këtë jetë!

Prandaj, këta futbollist, veprimtar, donator të futbollit – sportit, kulturës e rinisë, Përlepnica kurrë s’mundet t’i harroj! Respekt dhe faleminderit për familjet e tyre futbollistëve, dhe të gjitha familjeve të tjera përlepnicase, të cilët i ndihmuan që këtyre të rijnëve të merren me sport, kulturë e art!

Lavdi, jetës dhe veprës së këtyre, futbollistëve që kurrë nuk kursyen asgjë për sport, kulturë e art në Përlepnicë! Kontributi i tyre ka vlerë shumë të çmuar, s’mund të peshohet me asgjë! Këto angazhime dhe këto aktivitete, ndikuan që rinia përlepnicase, të jetojnë në harmoni, ishin shembull, një rini e edukuar dhe shumë e respektuar!

Jetonim, por si të ishim një familje,edhe pas ndeshjeve vazhdonin bisedat, ndejat, nga shtëpia në shtëpi ! Lavdi e respekt, për jetën e veprën e këtyre futbollistëve, dhe të gjithë atyre, që kontribuuan, për kulturë, sport e art! /nuhi nuhiu/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.