Eko Higjiena

Vitet e pavarësisë nën zhvillimin e ngadaltë ekonomik

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Përgjatë dymbëdhjetë vjetëve të pavarësisë, rritja ekonomike në Kosovë mesatarisht ka qenë rreth 4 për qind, por e cila vlerësohet si e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët.

Papunësia dhe varfëria, janë dy nga problemet më të mëdha me të cilat po përcillet Kosovën përgjatë këtyre viteve. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në Kosovë, gjatë vitit 2019, ishte 29.6 për qind. Nga mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës, të cilët llogaritet se kanë moshën për punë, të punësuar janë rreth 350 mijë qytetarë. Ndërkaq, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Profesorë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se institucionet nuk punuan mjaftueshëm për të mundësuar një zhvillim ekonomik më dinamik, që do të garantonte një rritje më të lartë ekonomike.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kosova kishte filluar vitin e pavarësisë, më 2008, me një rritje ekonomike prej mbi 5 për qind, por më pas, këtë shkallë të rritjes ekonomike nuk e kishte arritur më.

United Hospital

Rritja ekonomike në Kosovë, sipas raporteve vjetore të BQK-së, kryesisht është gjeneruar nga rritja e konsumit privat dhe investimeve publike.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se zhvillimi ekonomik i Kosovës pas pavarësisë është karakterizuar me mungesë të politikës së zbatuar makroekonomike. Sipas tij, përgjatë kësaj kohe, zhvillimi ekonomik në Kosovë është bërë ad-hok, pa vizion dhe pa koncept, gjë e cila, siç thotë profesor Limani, ka ndikuar që të mos mobilizohen faktorët e prodhimit që të ketë një zhvillim më dinamik.

“Kosova në aspektin e zhvillimit ekonomik paraqet vendin më të pazhvilluar në Ballkan dhe rajon, ndërkaq sipas nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese hynë në radhët e vendeve më të pazhvilluara të botës. Tërë periudhën e pavarësisë kemi deficitin e lartë tregtare dhe atë miliarda euro. Kosova nuk ka prodhim dhe importon dhe kemi një strukturë të pavolitshme. Kemi normë të lartë të papunësisë dhe zhvillim të ulët ekonomik”, thotë profesor Limani.

Rritja ekonomike e cila ka ndodhur gjatë këtyre viteve të pavarësisë, thotë Limani, ka qenë e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë, varfërisë si dhe për parandalimin e largimit të qytetarëve nga vendi. Kosova, shton ai, vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit e deri te produktet strategjike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.