RCCOLA

Vite të humbura për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Formimi i Qeverisë në dhjetor të vitit 2014 vlerësohej se do të ndikonte që të evitoheshin pasojat e krizës politike gjashtëmujore paszgjedhore. Megjithatë, vitet 2015 dhe 2016 vlerësohen si vite të humbura për Kosovën, pasi në vend të zhvillimit ekonomik dhe afirmimit ndërkombëtar, vendi është ballafaquar me kriza të shumta politike e institucionale.

Opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se koalicioni qeverisës ka dështuar të realizojë premtimet parazgjedhore. Ndër dështimet më të mëdha llogaritet të jenë mungesa e zhvillimit ekonomik, moskrijimi i vendeve të punës, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare, mungesa e njohjeve të reja si dhe mosinformmimi i ushtrisë.

Uji Dea

Ata gjithashtu vlerësojnë negativisht punëne e Kuvendit gjatë këtyre dy vityeve, duke e cilësuar këtë legjislaturë si më të dobëtën që nga paslufta, shkruan sot Zëri.