Vitasi arrestohet për kanosje
Viti – Në fshatin Pozhoran, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që, i njëjti dyshohet se për çështje pronësore kishte kanosur me pushkë gjuetie viktimën mashkull shqiptar.
Pushka e gjuetisë me 37 fishek është konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


